Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

E detyruan të largohet nga Anglia, Abramovich rikthehet në futboll nga Turqia: ja klubi që synon rusi

Lapsi.al 23 March 2022
E detyruan të largohet nga Anglia, Abramovich rikthehet në futboll nga

Pasi ka nxjerrë në shitje Chelsean për shkak të sanksioneve të qeverisë britanike për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Roman Abramovich nuk ka plane të largohet nga bota e futbollit. Sipas portalit turk ‘Fanatic’, në fakt, të besuarit e biznesmenit rus dhe përfaqësuesit e presidentit në largim Mehmet Sepil kanë nisur negociatat për blerjen e klubit turk të Göztepe. Takimi mes palëve pritet në ditët në vijim.

Pas ngrirjes së aseteve nga qeveria britanike, manjati ka vendosur të largojë nga Europa jahtet e tij, xhevahiret e vërteta të inxhinierisë detare. Anija më e njohur e Abramovich është Eclipse, e cila është parë në portin e Marmaris. Nga ana tjetër, jahti tjetër i oligarkut, My Solaris, ndodhet në Bodrum, një qytet tjetër turk jo shumë larg nga ai i mëparshmi. Zgjedhja e Turqisë si një strehë e sigurt shpjegohet me mospërputhjen e vendit të Erdoganit në vijën e sanksioneve evropiane të promovuara kundër Putinit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI