Flash

Manchester United, modifikon qendrën stërvitore për shkak të… lakuriqëve të natës

Lapsi.al 22 March 2022
Manchester United, modifikon qendrën stërvitore për shkak

Një klub i nivelit të lartë si Manchester United ka gjithmonë nevojë për struktura të avancuara dhe qendra sportive Carrington, një nga më të mëdhatë në Angli, nuk është aspak inferiore ndaj atyre të skuadrave më të mëdha evropiane. Por ndonjëherë, kur vjen puna për të bërë përmirësime, dalin edhe probleme të papritura ... E kështu Djajtë e Kuq, të cilët donin të instalonin ndriçim shtesë në kolonat që rrethojnë fushat e ndryshme të stërvitjes, duhej të modifikonin projektin në mënyrë që të mos shqetësonin lakuriqët e natës që zakonisht frekuentojnë zonën.

Klubit anglez i duhej të rriste sasinë e dritave të pranishme për të ndriçuar fushat e ndryshme stërvitore të qendrës sportive Carrington, por duhej të bënte ndryshime në projektin fillestar për të mbrojtur llojet e ndryshme të lakuriqëve të natës, që janë drejt zhdukjes e që banojnë në ato zona. Djajtë e Kuq u detyruan të thërrasin një ekspert për të paraqitur një raport mbi nevojat specifike të gjitarëve të natës dhe është vendosur që rreth secilit reflektor të ngrihen “mburoja” të veçanta në mënyrë që drita të mos ndikojë në habitatin e tyre natyror.

Lakuriqët e natës mbrohen nga ligji i Mbretërisë së Bashkuar dhe nëse zbatimet e ndriçimit që do të instaloheshin në projektin fillestar do të konsideroheshin të dëmshme, ato do të ishin hequr. “Rekomandohet pajisja e të gjitha kolonave të ndriçimit me kapuç ose ekrane për të parandaluar rrjedhjen e dritës me drejtim lart e nga pas”, thuhet në raport. “Ndriçimi duhet të jetë i drejtuar nga poshtë për të mbajtur errësirën lart dhe duhet të fiket kur nuk përdoret. Rekomandohet që LED-et e përdorura të kenë një spektër të bardhë e të ngrohtë. Ndalohet ndezja e dritave nga ora 22:00 deri në 9:00”. Kështu, aprovohet rritja e ndriçimit, me kusht që të mos shqetësojë lakuriqët e natës...

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI