Flash

Qeveria angleze vë në shënjestër Manchester City: Mansour ka bërë takimin që nuk duhej

Lapsi.al 22 March 2022
Qeveria angleze vë në shënjestër Manchester City: Mansour ka

Kohë trazirash për gjigantët e futbollit në Angli. Pas Chelsea-t, qeveria angleze ka vënë në shënjestër Manchester City-n dhe në veçanti pronarin Mansour. Lidhja e Roman Abramovich me Vladimir Putin, e mohuar vazhdimisht nga manjati rus, ka bërë që qeveria e vendit të sanksiononte 55-vjeçarin dhe të ngrinte të gjitha asetet e tij në territorin britanik. Një situatë që e shtyu oligarkun të nxjerrë në shitje klubin londinez. Deputeti Chris Bryant ishte i pari që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj miliarderit rus dhe më në fund ato erdhën.

Tani qeveria e ka zhvendosur fokusin e saj te Manchester City dhe, në veçanti, te pronari Mansour bin Zayed Al Nahyan. 51-vjeçari, zëvendëskryeministri i vendit të tij, së fundmi është takuar me Presidentin e Sirisë Bassar Al-Assad, gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëtimi i parë i Al-Asadit, aleatit të Putinit, në vendin e Lindjes së Mesme që nga fillimi i luftës civile siriane 11 vjet më parë. Takimi, megjithatë, në Angli nuk është pëlqyer aspak.

Shumë kritika pati edhe nga Partia laburiste në opozitë. Parlamentari Bryant, i pari që foli edhe për Abramovich, pyeti nëse Mansour ishte një "person i përshtatshëm dhe adekuat" për të zotëruar një klub në Premier League.

Duke folur për Telegraph, Bryant shtoi: “Çfarë është ajo që njerëzit nuk kuptojnë? Ekziston një formë e vrasjes barbare prej kohësh në Siri, e drejtuar nga Assad. Dhe tani Putini po bën saktësisht të njëjtën gjë në një luftë barbare agresioni kundër Ukrainës së pafajshme e sovrane. Kryeministri Boris Johnson, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e Chelsea-t javët e fundit, nuk ka folur ende. Megjithatë, nisur nga precedentët me Blues, tensionet mes Mansour dhe qeverisë angleze kanë filluar të shqetësojnë klubin e Mançesterit, por edhe tifozët e City-t.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI