Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Në Argjentinë, hidhen granata në fushë: gropat shtyjnë derbin Rosario-Newell’s Old Boys

Lapsi.al 21 March 2022
Video/ Në Argjentinë, hidhen granata në fushë: gropat
Tensione në Argjentinë para derbit mes Rosario Central dhe Newell's Old Boy. Ndeshja mes dy skuadrave nga Rosario është një nga më të ndezurat në Argjentinë, por edhe në futbollin botëror. Tifozët e dy klubeve në fakt e përçmojnë njëri-tjetrin në mënyrë pasionale. Megjithatë, ndonjëherë e teprojnë, siç ka ndodhur orët e fundit. Përplasja në fushë mes Rosario Central dhe rivalëve të Newell's Old Boys nisi me vonesë për shkak të disa granatave që shpërthyen në fushë. Granatat u hodhën në terren dhe tymi rrethoi një cep të zonës së penalltisë. Tifozët mbetën të tronditur dhe arbitri nuk mund të mos shtynte ndeshjen. Newell postoi një video në Twitter për të dëshmuar se çfarë po ndodhte: “Momenti kur një granatë u hodh në fushë para Clasico Rosarinos”. Skuadra mike, në një shënim të publikuar edhe në rrjetet sociale, konfirmoi gjithashtu se ndeshja do të niste me vonesë për shkak të gropave në terren të shkaktuara nga granatat: “Fillimi i ndeshjes u vonua për shkak se gjyqtari u informua nga shefi i sigurimit. Disa granata të hedhura në fushë krijuan gropa në tokë”. Fatmirësisht problemi i granatave u zgjidh dhe ekipet dolën në fushë. Në fund, vendësit e humbën ndeshjen me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Juan Manuel Garcia gjashtë minuta para fillimit të pjesës së dytë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI