Flash

Zhang e Marotta, ide të qarta për Interin: besim i plotë dhe rinovim për Inzaghin

Lapsi.al 21 March 2022
Zhang e Marotta, ide të qarta për Interin: besim i plotë dhe

E marta ishte dita e kthimit në punë, me ata që janë, e me ata që nuk janë larguar ende për të arritur në kombëtaret e tyre përkatëse (përfshi De Vrij dhe Brozovic, që po luftojnë me rikuperimin pas dëmtimit në Anfield). Objektivi është rimëkëmbja: rikuperimi fizik, psikologjik, moral. Të gjitha për të përballuar Juventusin, një takim vendimtar pas kësaj pauze që Interi shpreson se do ta rigjenerojë. Një ndeshje thelbësore për shpresat e mbetura të zikaltërve për një rikthim drejt titullit. Të gjithë (ekipi, trajneri, drejtuesit) janë të vetëdijshëm për rënien e muajve të fundit. Pikët - shtatë në shtatë ndeshje - janë pasqyra e një krize që nuk është vetëm teknike.

Synimi i Interit është të mbajë lart konkurrueshmërinë e tij, që do të thotë të synojë titullin ("ylli i dytë" siç ka thënë disa herë Marotta) edhe pse jo domosdoshmërisht ta fitojë atë. Askush nuk fshihet pas fjalëve te kampionët në fuqi, por nuk ka asnjë "detyrim". Simone Inzaghit iu kërkua të kalonte grupin e Champions League dhe të luftonte për të rikonfirmuar suksesin e vitit të kaluar. Trajneri i zikaltërve tashmë ka fituar Superkupën dhe është në lojë mundësia për të kaluar në finale të Kupës së Italisë. Zërat për një Inzaghi nën proces janë krejtësisht kundër asaj që mendojnë në të vërtetë drejtuesit e Inter: drejtuesit dhe pronarët janë absolutisht të bindur për zgjedhjen e mirë të bërë një vit më parë, një zgjedhje që do ta përsërisnin dhe janë gati ta përforcojnë. Në fakt, cështja nuk është qëndrimi apo jo në pankinë e teknikut, por zgjatja e kontratës së tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI