Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Dybala e Vlahovic fundosin Salernitanën: Juventus tani është vetëm një pikë nga Interi

Lapsi.al 20 March 2022
Video/ Dybala e Vlahovic fundosin Salernitanën: Juventus tani

Juventus mposhti Salernitanën 2-0 dhe shkon tashmë në vetëm një pikë nga Interi në funksion të ndeshjes direkte. I mjaftoi një pjesë loje bardhezinjve, të cilët kaluan në avantazh me një Dybala të frymëzuar dhe dyfishuan me Vlahovic. Rezultat i sigurt pas vetëm gjysmë ore lojë dhe i menaxhuar pa vuajtje të mëdha nga lojtarët e Allegrit. Salernitana u tregua vërtetë e rrezikshme në vetëm një rast, në pjesën e dytë, me një pritje të Szczesny ndaj Bonazzolit.

Juventus arrin rezultatin e tyre të gjashtëmbëdhjetë pozitiv radhazi, duke mundur Salernitanën, skuadra që mbyll renditjen, me një 2-0 që e ngjit skuadrën e Allegrit vetëm një pikë pas Interit, i treti në renditje me një ndeshje për të rikuperuar. Një sukses, ai i Juventusit, i cili vjen menjëherë pas eliminimit nga Champions League dhe në mënyrë bindëse. Me pak fjalë, Juve tregon se e ka kapërcyer tronditjen e daljes nga Europa dhe është gati për sprintin final të 8 ndeshjeve të fundit të Serie A, që do të rifillojë pas pushimit për kombëtaret, e planifikuar për fundjavën e ardhshme. Madje edhe firmat e golave janë për t'u theksuar, duke pasur parasysh momentin historik te Juventusi: zhbllokoi ndeshjen pas 5' Dybala, që nuk shënonte që nga 15 janari i kaluar dhe që nesër do të përjetojë një ditë kyçe në cështjen e rinovimit dhe Vlahovic, i cili rikthehet për të shënuar pas dy ndeshjesh mungesë. E për dyshen e sulmit bardhezi është hera e parë që shënojnë gol në të njëjtën ndeshje.

Serie A Italy

Venezia 0-2 Sampdoria

Empoli 1-1 Verona

Juventus 2-0 Salernitana

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI