Flash

Mazzarri i tërbuar me arbitrimin: "Ndaj Lovatos ishte penallti, Milan fitoi e të gjithë u kënaqën..."

Lapsi.al 20 March 2022
Mazzarri i tërbuar me arbitrimin: "Ndaj Lovatos ishte penallti, Milan

Trajneri i Cagliarit, Ëalter Mazzarri, është shfaqur i nervozuar pas 0-1 kundër Milanit. Natyrisht pika e nxehtë ishte racizimi i demostruar nga shkallët e stadiumit për portierin Maignan, por tekniku i sardëve e ka kthyer vëmendjen tek arbitrimi dhe favorizimi që iu bë Milanit: "Nuk di asgjë për ofendimet e fundit, dola sepse isha i zemëruar. Na mungon një penallti të shkaktuar nga Maignan mbi Lovaton, portieri gaboi në dalje dhe goditi mbrojtësin, që ka një hematomë në kokë. Doja të shihja të kundërtën e asaj që mendoja se kishte ndodhur, por jo... Maignan nuk e kapi topin dhe goditi mbrojtësin, për mua është penallti. Var... Pastaj fitoi Milani dhe të gjithë ishin të lumtur…”.

Tekniku është ndalur edhe në performancën e skuadrës së tij: "Në fund nuk e meritonim humbjen, ata janë fenomenalë në mbylljen e hapësirave dhe kanë cilësi të çmendur. Por ne luajtëm një ndeshje si të barabartë dhe nuk patëm shumë fat. Unë i shoh të gjithë, por më shumë se shoh të tjerët, ne duhet të marrim pikë. Unë u thashë djemve që nëse do të luajnë gjithmonë kështu do të marrim pikë për të shpëtuar veten, në tre ndeshjet e fundit vërtet kemi bërë vetëm një gabim, atë ndaj Spezias”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI