Flash

Kallaku humb penalltinë, Partizani ndeshjen: krutanët vrapojnë drejt shpëtimit

Lapsi.al 19 March 2022
Kallaku humb penalltinë, Partizani ndeshjen: krutanët vrapojnë

E pakuptimtë ajo që ndodh me Partizanin, në javën e dytë radhazi që nuk përfiton dot nga hapat e gabuar të Vllaznisë. Këtë herë, skuadra e Mehmetit doli e humbur përballë Kastriotit, me rezultatin 1-0, për javën e 24 të Superiores, që i pati të gjitha, tensionin, rastet dhe penalltinë e humbur nga Kallaku si dhe momentet e dyshimta.

Mehmeti pa Skukën i kishte besuar Junior e Carës në sulm, por krutanët i treguan synimet e tyre shumë shpejt, duke u shtyrë përpara në zonën e kundërshtarit. Nëse të kuqtë prisnin rastin të kundërsulmonin, vetëm goditja nga distanca e Rrapajt nuk mjaftoi për të frikësuar të besuarit e Celës. Një ndeshje nervoze e shfaqur më shumë në kontrastin mes Junior e Nezirit, në minutën e 27 dhe përsëritur tre minuta nga fundi i pjesës së parë, që u pasua me kartonin e verdhë për lojtarin brazilian. Junior u shfaq i rrezikshëm në të 44 por pa mundur ti japë zgjidhje ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Partizani me VAR fitoi të drejtën e një penalltie, por Kallaku nga pika e bardhë e nxorri topin jashtë, duke i dhënë goditjen më të rëndë shpresave të Partizanit për të marrë fitoren. E nga shiu, të kuqtë ranë në breshër, sepse në fund ishte Kaina Nunes që me golin e realizuar në minutën e 79-të, i dhuroi 3 pikë të arta krutanëve. Më këtë fitore Kastrioti u ngjit në kuotën e 28 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 6-të, ndërkohë që Partizani mban vendin e 5-të me 35 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI