Flash

Juventus po ndërton sezonin e ardhshëm: Rudiger akord me bardhezinjë, mbërrin me parametër zero

Lapsi.al 19 March 2022
Juventus po ndërton sezonin e ardhshëm: Rudiger akord me

Juventus, pas eleminimit të pafund befasues në Champions, po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë e kanë mbyllur praktikisht akordin për Antonio Rudiger. Një negociatë e lindur dhe përmbyllur brenda pak ditësh me drejtuesit e Zonjës së Vjetër, që shfrytëzoi situatën e Chelsea dhe mundi konkurrencën e Real Madrid, duke bindur ish-mbrojtësin e Romës. Një goditje e fortë sepse gjermani 29-vjeçar vjen me parametër zero pasi ka fituar gjithçka si protagonist me fanellën e Blues. Një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon është gati, por falë Dekretit të Rritjes do t'i kushtojë Juves pak më pak se 10 milionë bruto në vit.

Një përforcim i madh për Allegrin në mbrojtje pasi Chiellini është tashmë në fund të karrierës së tij. Arrivabene dhe Cherubini e kanë nuhatur goditjen dhe në më pak se dy javë kanë përsosur të gjitha detajet pas bllokimit të merkatos së transferimeve te Chelsea për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Një lojtar me shumë eksperiencë që është në kulmin e pjekurisë së tij dhe gjithashtu e njeh në mënyrë të përsosur kampionatin italian pasi ka veshur fanellën e Romës për dy vite me 56 paraqitje dhe dy gola. Te Chelsea ai gjeti dimensionin e tij me Tuchel dhe u maturua duke arritur deri në majën e futbollit. Një profil perfekt për të plotësuar qendrën me Bonuccin e De Ligt, të vetmit të sigurtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI