Flash

Europa League, turqit i prishën gjumin, por nuk i ndalën Barcelonës kualifikimin: në cerekfinale edhe Atalanta

Lapsi.al 17 March 2022
Europa League, turqit i prishën gjumin, por nuk i ndalën

Barcelona dridhet por kalon 1/8 e Europa League. Katalanasit u imponuan 2-1 ndaj Galatasaray e, pas ndeshjes së parë 0-0, kaluan në çerekfinale. Turqit në avantazh në minutën e 28-të me Marcão, pësuan përmbysjen e Blaugranave me Pedri (37') dhe Aubameyang (50'). Fitore e madhe e Atalantës në Leverkusen, Sporting Braga barazoi 1-1 në Monaco dhe u kualifikua pas një ndeshjeje të parë të fituar 2-0, Crvena Zvezda nuk i mjaftoi fitorja 2-1 kundër Glasgoë Rangers: skocezët avancojnë më tej pas një fitoreje 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Barcelonës nuk dështon në takimin europian. Blaugranat, pas 0-0 në shtëpi, fituan 2-1 në fushën e Galatasaray dhe kaluan në çerekfinale të Europa League: avantazhit turk me Marcão (28') iu përgjigj Pedri (37') dhe Aubameyang (50'), me golat që vlejnë kualifikimin. Nuk shërbeu shumë strategjia e tifozëve turq për të mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës katalanasit me fishekzjarret e hedhura në hotelin ku pushonin të besuarit e Xavit, sepse në fushë Barca rrëmbeu kalimin në cerekfinale.

Atalanta u kualifikua në çerekfinale të Europa League. Pas 3-2 në ndeshjen e parë në Bergamo, zikaltrit e Gasperinit fituan edhe në shtëpinë e Bayer Leverkusen, duke u imponuar 1-0. Vendimtar ishte goli i Bogës në minutën e 91 në kundërsulm, por më parë ishte Juan Musso me pritjet e tij që mbajti në ekuilibër ndeshjen dhe bëri të mundur kualifikimin; në minutën e 8' me këmbë ndaj Diaby dhe mbi të gjitha në të 48' duke e bllokuar sulmuesin në një kundër një.

Eleminim surprizë për Monacon, 1-1 në shtëpi me Sporting Braga pas humbjes 2-0 në Portugali. Miqtë kaluan përpara me Abel Ruiz në minutën e 20', ndërsa monegaskët shënuan vetëm në të 90' me Disasin. Kalim komod i raundit për Glasgow Rangers, të cilët me një fitore 3-0 në Skoci avancojnë në cerekfinale pavarësisht humbjes 2-1 nga Crvena Zvezda në Beograd. Ivanic (10') iluzionon serbët, Kent (56') siguroi kualifikimin e britanikëve, sepse penalltia e El Fardou Ben në të 94' nuk mjafton.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI