Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Pogba luante në Manchester, grabitësit i bastisën shtëpinë me fëmijët që flinin: francezi ofron shpërblim

Lapsi.al 17 March 2022
Pogba luante në Manchester, grabitësit i bastisën
Një ngjarje e shëmtuar në Manchester për Paul Pogba dhe familjen e tij. Gjatë ndeshjes së dytë të raundit të 1/8 të Champions League mes United dhe Atletico Madrid, disa keqbërës hynë në shtëpinë e futbollistit francez, ndërsa gruaja e tij ishte në stadium për të parë ndeshjen, por fëmijët flinin në dhomën e gjumit. Siç tregoi vetë ish-mesfushori i Juventusit në rrjetet sociale, hajdutët qëndruan në shtëpi vetëm për pesë minuta, por i morën familjes së Pogba-s “diçka të paçmuar”: “ndjesinë e sigurisë”. Pas frikës së madhe (“ndjesia më e keqe e mundshme, të jesh baba dhe të mos jesh aty për të mbrojtur fëmijët e tu”), futbollisti vendosi të ofrojë një shpërblim në këmbim të informacionit për keqbërësit që hynë në shtëpinë e tij: “Mbrëmë makthi më i madh i familjes sime mori formë kur hajdutët hynë në shtëpinë tone, ndërsa fëmijët tanë flinin në dhomën e tyre - shkroi Pogba - Hajdutët ishin në shtëpinë tonë për më pak se pesë minuta, por në atë moment na morën gjënë më të vlefshme që kishim në shtëpi: ndjenjën tonë të sigurisë. Kjo ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së mbrëmshme, kur ata e dinin që nuk do të ishim në shtëpi. Unë dhe gruaja ime shkuam në shtëpi pa e ditur nëse fëmijët tanë ishin të sigurt. Si baba, nuk ka ndjenjë më të keqe se të mos mundesh të mbrosh fëmijët e tu dhe shpresoj se askush nuk duhet të ndihet siç u ndjeva unë mbrëmë. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të ofroj një shpërblim për këdo që ka një sugjerim për të na dhënë, për të na ndihmuar ti gjejmë. Dërgoni çdo informacion në [email protected] ".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI