Flash

Veliaj 'kapet' pas Gjykatave, Duka merr mbështetjen edhe të FIFA-s: "Suksese për mandatin e ri"

Lapsi.al 16 March 2022
Veliaj 'kapet' pas Gjykatave, Duka merr mbështetjen edhe të

"Ishulli i fundit" i krybashkiakut Erion Veliaj, si e kishte quajtur ai Federatën Shqiptare të Futbollit në një audio të publikuar një muaj më parë, është i destinuar të jetë i pakapshëm për të, pavarësisht vendimeve të Gjykatës për të penguar Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. E ndërsa, kontestuesit mbajnë akoma shpresën te Gjykata, edhe FIFA (pas urimit nga kreu i UEFA-s Ceferin), përmes presidentit të saj, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka për rizgjedhjen e tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një mandat 4-vjeçar.

Përmes një telegrami urimi, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidenti Duka, duke e falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri. Ndër të tjera Presidenti i FIFA-s i uron edhe anëtarëve të sapo zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara.

LETRA E PRESIDENTIT TË FIFA-S, GIANNI INFANTINO:

I nderuar President,

Ju lutemi pranoni urimet e mia më të ngrohta dhe të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një mandat katërvjeçar, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2022 të FSHF-së të zhvilluar të martën në Tiranë.

Do t’u isha mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur bashkë me ju, ndërsa shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet tuaja, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.

Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara i nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet në vijim.

I juaj në futboll,

Gianni Infantino

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI