Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Lufta në Ukrainë, aktivizon Shevchenkon: “Do sistemoj 150 refugjatë, disa fëmijë do të vijnë në shtëpinë time”

Lapsi.al 16 March 2022
Lufta në Ukrainë, aktivizon Shevchenkon: “Do sistemoj 150

Andriy Shevchenko vazhdon të tregojë afërsi me Ukrainën e tij. Ish-lojtari, që në ditët e para të pushtimit rus bëri thirrje për të ndaluar luftën dhe u kërkoi të gjithëve të hapnin zemrën dhe të mirëprisnin refugjatët ukrainas që kërkonin t'i iknin luftës. Ish-Topi i Artë ka pasur edhe mendimin për të shkuar të luftojë për vendin e tij, si ka rrëfyer disa ditë më parë për Corriere della Sera, por është e pamundur. Prandaj ai vendosi të mbronte Ukrainën ashtu si mundet. Jo vetëm mbrojtje, por edhe ndihmë. Shevchenko do të sjellë 150 refugjatë në Londër dhe do të mirëpresë disa fëmijë në shtëpinë e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë në një intervistë për transmetuesin sportiv anglez ITV: "Lufta është mizore, është e vështirë të shohësh qytete të shkatërruara, njerëz që vdesin. Unë kam 4 fëmijë dhe nuk mund të shoh foto të fëmijëve që vdesin, të bombave që shpërthejnë në një spital pediatrik. Nuk mendoj se ka ndonjë person në botë që mund ta durojë. Mundohem të mbështes vendin tim, të tërheq vëmendjen, të prek zemrat e njerëzve. Dhe, sigurisht, përpiqem të mbledh ndihma humanitare për njerëzit e mi dhe refugjatët”.

Ish-lojtari po bashkëpunon ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës: “Prisja rregullat e qeverisë dhe tani gjithçka është e qartë. Jam në kontakt të ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës në Angli. Kam nja dy miq që më ndihmojnë dhe do të sjellim 150 refugjatë këtu. Do të vijnë edhe disa fëmijë në shtëpinë time”.

Shevchenko kujton, në fund, edhe festimin e Yarmolenkos, i cili shënoi kundër Ëest Ham të dielën e kaluar. Lojtari shpërtheu në lot, duke menduar për gjithçka po kalojnë bashkatdhetarët e tij. Një moment emocionues: “Ishte një moment i pabesueshëm. Në atë festim ne pamë gjithë emocionin, gjithë dhimbjen, gjithçka që ndjejmë. Jam i sigurt se ka pasur miliona njerëz në Ukrainë që kanë qenë dëshmitarë të atij momenti dhe është diçka shumë e rëndësishme për popullin ukrainas. Ai luajti ndeshjen, shënoi golin dhe e di që ia dedikoi Ukrainës, ishte një moment i veçantë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI