Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Manchester shembet në shtëpi, Lodi i bën surprizën e hidhur: Ajax eleminohet në humbjen e parë sezonale në Champions

Lapsi.al 15 March 2022
Video/ Manchester shembet në shtëpi, Lodi i bën surprizën e

Befasi në të martën e Champions ku në cerekfinale shkojnë dy skuadrat udhëtuese, që dukeshin më pak të kuotuara pas barazimeve në ndeshjet e para të 1/8 të kompeticionit. United rrëzohet në shtëpi i mundur 0-1 nga Atletico Madrid, që avancon më tej me rezultatin e përgjithshëm 1-2. E njëjta gjë i ndodh edhe Ajax, që u trondit nga goli i minutës së 77 nga Nunez dhe del nga turneu në humbjen e parë sezonale, me rezultatin e përgjithshëm 2-3 përballë Benfikës.

MANCHESTER UNITED 0-1 ATLETICO MADRID (1-2)

Atletico Madrid avancon më tej në Champions League. Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të turneut, skuadra e Simeones mposhti 0-1 Manchester United dhe pas ndeshjes së parë 1-1, rrëmben kalimin për në çerekfinale. Në Old Trafford u luajt një ndeshje e fortë dhe me shumë mundësi. Në pjesën e parë ishin Djajtë e Kuq ata që bënë ndeshjen, por Renan Lodi (41') e zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë, në një asist perfekt të Griezmann. Në pjesën e dytë, anglezët sulmuan me kokë ulur, por Oblak ishte i vëmendshëm dhe mbrojtja spanjolle e mbajti presionin deri në fund.

AJAX 0-1 BENFICA (2-3)

Benfica është skuadra e gjashtë që shkon në çerekfinale në këtë edicion të Champions League. Në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit, formacioni i drejtuar nga Verissimo mundi Ajax 1-0 dhe kështu kaloi raundin, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2 në Lisbonë. Padyshim që pjesa e parë ishte e markës holandeze, edhe pse Heshtarët nuk arritën të depërtonin në prapavijën portugeze. Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 77, kur Nunez i mori kohën Onanës dhe me kokë dënoi skuadrën e ten Hag, e eleminuar tashmë nga Europa.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI