Flash

Fishkëllehet në Paris, por adhurohet në Argjentinë: për çdo ndeshje të kombëtares stampohen 300 fanella të Messit

Lapsi.al 15 March 2022
Fishkëllehet në Paris, por adhurohet në Argjentinë: për

Në Paris fishkëllehet dhe kritikohet, por në Argjentinë është ende Messi mania. Detajin e ka bërë të ditur portieri Emiliano Martinez i cili tregoi se, në çdo pauzë ndërkombëtare, stafi i Albicelestes detyrohet të stampojë rreth 600 fanella të Pleshtit. Të gjithë e duan atë, nga tifozët te sponsorët, deri te lojtarët dhe atë që merren më futbollin.

Njerëzit që duan dëshpërimisht një fanellë zyrtare të Argjentinës me emrin e shtatë herë Topit të Artë nuk mungojnë kurrë. Prandaj, stafi i kombëtares detyrohet të punojë me kohë shtesë dhe të stampojë më shumë se 300 fanella të Messit për çdo ndeshje të Albicelestes. Kështu ka pohuar portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez. Portieri, bashkëlojtari i Leos me Argjentinën, një herë e pyeti njeriun që merret me inofrmat e Argjentinës se sa fanella të Messit duhej të prodhonte për të përmbushur kërkesat gjatë një pauze të rregullt ndërkombëtare me dy ndeshje: “Një ditë pyeta se sa fanella të Messit duhet të printojnë për çdo ndeshje dhe më tha se printonin 200 deri në mbi 300 për të gjithë njerëzit që i kërkojnë. Ne luajtëm dy ndeshje me kombëtaren dhe ata bënë rreth 650 fanella të gatshme të Messit. Sponsorët, lojtarët, stafi, teknikët, të gjithë duan një të tillë. Është fanella e Messit”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI