Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

PSG tenton të rilindë me zhurmë milionash: 70 milionë për Leaon, por Milan i përgjigjet menjëherë

Lapsi.al 15 March 2022
PSG tenton të rilindë me zhurmë milionash: 70 milionë

Paris Saint Germain provon të ndërtojë një negociatë me Milan për Rafael Leaon. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi parisien ka gati një ofertë prej 70 milionë eurosh gati për kuqezinjtë dhe një pagë prej rreth 6 milionë neto në sezon për anësorin portugez. Shifra padyshim joshëse, të cilat megjithatë për momentin nuk duken të afta të lëkundin as lojtarin dhe as drejtuesit e klubit italian. Përkundrazi, qëllimi i Milanit mbetet ai për të blinduar xhevahirin e tij me një zgjatje të kontratës.

Në këtë moment, prioriteti për Leaon është të mbyllë përfundimisht kapitullin e Sporting Lisbonës, pasi CAS ka përcaktuar se Lille (dhe jo lojtari) do të duhet të kompensojë klubin portugez për përfundimin e njëanshëm të kontratës që ndodhi në 2018, përpara transferimit të tij në Ligue 1. Sapo gjithçka të jetë lënë pas me vendimin përfundimtar të FIFA-s, do të diskutohet me qetësi zgjatja e kontratës së lojtarit, që aktualisht skadon në vitin 2024: Maldini dhe Massara synojnë një rinovim të paktën deri në vitin 2026, me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Nga ana tjetër, shpërthimi i portugezit është nën sytë e të gjithëve: që tani 11 gola dhe 6 asiste këtë sezon, gjë që ka kurorëzuar nivelin e tij të jashtëzakonshëm edhe për klubet e tjera të mëdha europiane. Tani i takon Milanit të zmbrapsë sulmet e pashmangshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI