Flash

Danimarka, rishfaqet Eriksen: kthehet në kombëtare 9 muaj pas infarktit

Lapsi.al 15 March 2022
Danimarka, rishfaqet Eriksen: kthehet në kombëtare 9 muaj pas
Një hap tjetër drejt normalitetit: Christian Eriksen do të rikthehet për të veshur ngjyrat e kombëtares daneze për herë të parë që nga 12 qershori 2021, kur një infarkt e goditi gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës, duke shkaktuar frikë për jetën dhe karrierën e tij. Ish-mesfushori i Interit, tani në Premier League me Brentford, është thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara më 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë. Eriksen, të cilit iu desh të largohej nga Serie A për shkak të rregullores që e pengonte të luante me çdo lloj stimuluesi kardiak, u rikthye për herë të parë në fushë më 26 shkurt, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen mes Bees dhe Neëcastle. FIFA kishte sqaruar tashmë në javët e fundit se për danezin nuk ka kufij për mundësinë e luajtjes së ndeshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato të Kupës së Botës 2022, duke qenë se federata ndërkombëtare përdor raportet klinike të federatave individuale dhe kështu mjafton aprovimi i asaj daneze që Eriksen të zbresë në fushë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI