Flash

Immobile dërgon Sarrin në vendin e 5°: sulmuesi kalon Piolën si shënuesi më i mirë i Lazios

Lapsi.al 14 March 2022
Immobile dërgon Sarrin në vendin e 5°: sulmuesi kalon Piolën

Në ndeshjen e fundit të javës së 29 të Serie A, Lazio mposhti 1-0 Venecian, kaloi Romën dhe Atalantën me një goditje të vetme dhe arriti në vendin e 5-të. Pas një pjese të parë pa goditje në portë dhe me shumë pak emocione, bardhekaltrit i zgjidhën gjërat falë një penalltie të Immobiles në minutën e 58', të akorduar me VAR pas një goditje të Crnigoj në fytyrën e Luiz Felipes.

Sarri mund ti gëzohet parakalimit të Atalantës (që ka gjithësesi një ndeshje më pak) dhe Romës në vendin e pestë të renditjes, në pritje t'i sfidojë në derbin e së dielës, ku do të mungojë Zaccagni i pezulluar. Në një ndeshje mjaft të mërzitshme, vendosi penalltia e Ciro Immobiles në minutën e 58-të. Me këtë gol nga njëmbëdhjetë metrat, Immobile ngjitet në kuotën 144 gola në Serinë A me fanellën e Lazios dhe kalon kështu Silvio Piolën duke u bërë golashënuesi më i mirë në kampionat në historinë e Lazios.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI