Flash

Pas miokarditit në zemër, Alphonso Davies kthehet në stërvitje: kanadezi pati probleme pas Covidit

Lapsi.al 14 March 2022
Pas miokarditit në zemër, Alphonso Davies kthehet në

Dritë në fund të tunelit. Pas dy muajsh, Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje. Natyrisht e ka bërë këtë me të gjitha masat e nevojshme, sepse pas miokarditit që pasoi Covidin, askush nuk dëshiron ta rrezikojë kanadezin. Do të jetë një rikthim gradual, por më e keqja më në fund duket se është lënë pas.

Anësori kanadez ka luajtur ndeshjen e tij të fundit më 17 dhjetor. Në mesin e janarit, mjekët e Bayern Mynih zbuluan një miokardit në kontrollet pas shërimit të Davies nga Covid. Florian Straube, një kardiolog sportiv shumë i vlerësuar në Gjermani, ishte menjëherë i qartë për kohën e rikuperimit. "Në rast të miokarditit, pas infektimit me Coronavirus, këshilla është të pushoni për të paktën tre muaj. Shumë mendojnë se vaksina mund të çojë në probleme të tilla, por është shumë më e shpeshtë, edhe pse e rrallë, që problemi zhvillohet pas infeksionit". Davies ka qenë gjithmonë mirë, deri në atë pikë sa nuk kishte asnjë simptomë dhe këmbënguli që të stërvitej dhe të luante rregullisht. Klubi, megjithatë, u imponua: lojtari kishte nevojë për pushim. Dje në mëngjes ai më në fund iu rikthye vrapimit. Vetëm 20 minuta me një ritëm të ngadaltë, por është një fillim. Gjatë stërvitjes së personalizuar, stafi teknik monitoronte vazhdimisht frekuencën e rrahjeve të zemrës së tij.

Në këtë javë të parë të rikthimit ai do të vazhdojë të stërvitet individualisht në mënyrë shumë të lehtë, të premten do t'i nënshtrohet një kontrolli të ri mjekësor për t'u siguruar që zemra e tij nuk është prekur në asnjë mënyrë nga sforcot fizike. Gradualisht stërvitjet në të cilat do të marrë pjesë do të jenë gjithnjë e më intensive. Nëse gjithcka shkon mirë, ai duhet të kthehet në dispozicion për rreth 3-4 javë. Kështu që është e vështirë për të që të luajë ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve (të premten e ardhshme) të planifikuar për 5-6 prill, por për ndeshjen e dytë (12-13 prill) ai mund ta jetë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI