Flash

Premier League, City bllokohet nga Crystal Palace: Liverpool tani është -4 e ka një ndeshje më pak

Lapsi.al 14 March 2022
Premier League, City bllokohet nga Crystal Palace: Liverpool tani

Crystal Palace konfirmon veten si macja e zezë për Manchester City këtë sezon: pas rezultatit befasuese 0-2 në Etihad, në fakt vjen një 0-0 që ngadalëson vrapin e kampionëve në fuqi të Anglisë, të cilët shohin tashmë fare pranë Liverpool të Klopp. Skuadra e Guardiolës dominoi në Selhurst Park, por nuk ia doli të fitojë. Shumë raste: fillimisht Bernardo Silva gaboi pas grushtimit të Guaitas, më pas në të 26' De Bruyne i shkoi pranë një Eurogolit me një të djathtë fluturimthi, të shpëtuar me instinkt nga portieri vendas, i aftë më pas të bllokojë në dy kohë goditjen e Mahrez. Shansin më të madh të ndeshjes e kishte Cancelo, që u ndal vetëm nga shtylla. Edhe Eagles, megjithatë, rrezikuan jo pak: Zaha provoi në hyrje të zonës, por pa inkuadruar portën. Para pushimit, City ndërtoi një tjetër mundësi, por goditja e Mahrezt kaloi pranë kryqëzimit të shtyllave.

Në pjesën e dytë, Bernardo Silva shkoi sërisht pranë golit, por portugezi, në krosimin e Grealish, goditi jashtë për pak centimetra. Sulmet e miqve u ndalën pas goditjes me kokë të Laportes të bllokuar nga Guaita, me Crystal Palace që i shko pranë goditjes së madhe me tentativën e Gallagher. Rezultati nuk u zhbllokua: përfundoi 0-0, një barazim që sigurisht gëzon më shumë Eagles, të cilat marrin rezultatin e katërt radhazi të dobishëm dhe ngjiten në 34 pikë. Zhgënjim për City e Guardiolës, i cili e mbylli ndeshjen pa bërë ndryshime: kampionët në fuqi të Anglisë arrijnë në kuotën e 70 pikëve, por Liverpool është tani -4 dhe ka një ndeshje për të rikuperuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI