Flash

Video/ I mjaftonin 29 vota për tu konfirmuar, Duka triumfon që në raundin e parë: formohet Komiteti Ekzekutiv

Lapsi.al 15 March 2022
Video/ I mjaftonin 29 vota për tu konfirmuar, Duka triumfon që në

Nëse dikush kishte skepticizëm, padyshim që duhet ta rimendojë edhe njëherë. Asambleja e FSHF-së e mbledhur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ka rizgjedhur për të gjashtën herë në krye të futbollit Armand Dukën. “Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua. Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari” tha Duka pas rizgjedhjes.

Situata megjithatë vazhdon të ketë paqartësi, në kohën kur Gjykata vazhdon të pretendojë një process të paligjshëm, ndërsa UEFA kishte sjellë numrin 2 të saj Zbigniev Boniek në Tiranë, duke legjitimuar rregullsinë e procesit: “Ndërkohë, vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime. Ju siguroj se do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë, do të dëshiroja që pas një periudhe të vështirë, të lëmë pas atë që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me ju e ata që nuk janë në sallë, me të gjithë aktorët e faktorët e vendit, të derdhim energjitë pozitive për futbollin, lojën tonë të dashur. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, përfundoi fjalën e tij Duka.

Pas votimit që u krye sot, nga 43 anëtarë të pranishëm në sallë, Duka ka marrë votat e nevojshme që në raundin e pare, në kohën kur i mjaftonin 29 vota që të shpallej president i FSHF-së: “Nga 43 votues të vlefshëm, pjesëmarrës të rregullt, kemi 2 fleta të pavlefshme për gabime teknike, kemi 4 vota për zotin Sulejman Starova dhe diferenca prej 37 votash, më shumë se kuorumi e shpall zotin Armand Duka president të FSHF”, tha kryetari i Komisionit të verifikimit, Koço Kokëdhima duke mbyllur procesin.

Komisioni i verifikimit zyrtarizon rezultatet e zgjedhjeve për anëtar të Komiteti Ekzekutiv, për të cilin garonin 12 kandidatë dhe fitues shpalleshin 10 të parët.

REZULTATET

Arben Dervishaj 39 vota

Lutfi Nuriu 39

Abdyl Kuriu 38

Ervin Canollari 37

Pano Xhixho 36

Fatbardh Jera 35

Anila Basha 35

Ylli Ҫekiҫi 34

Gjergji Petro 34

Envi Hicka 30

————

Ermal Tahiri 17

Vasil Bicaj 10

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI