Flash

Kessie Presidenti… i dorëhequr: akord total me Barcelonën

Lapsi.al 15 March 2022
Kessie Presidenti… i dorëhequr: akord total me Barcelonën

Franck Kessie në fund të sezonit do t'i thotë lamtumirë Milanit (me parametër zero) dhe sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, duke filluar nga 1 korriku do të jetë një lojtar i Barcelonës. Sipas asaj që bën të ditur Sport.es, të hënën klubi katalanas dhe stafi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë kanë mbyllur marrëveshjen, duke arritur në akordin final. Mungojnë vetëm nënshkrimet për të zyrtarizuar gjithçka, por marrëveshja është tashmë e mbyllur dhe Kessie do të ishte blerja e dytë e skuadrës së Xavit pas Andreas Christensen.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i lindur në vitin 1996 e që në muajt e fundit ka refuzuar gjithmonë të gjitha ofertat e Milanit për rinovim, ka vendosur të shkojë të luante nën urdhërat e Xavit, me të cilin gjithashtu ka folur në telefon, përpara se t'i jepte aprovimin e tij propozimit të klubit spanjoll.

Një propozim, detajet e të cilit nuk dihen ende, por nga ajo që filtron nga Spanja, marrëveshja është arritur për një kontratë pesë-vjecare për 6.5 milionë në vit, plus bonuse. Një lajm që, në pritje të konfirmimit, tashmë po bën që tifozët kuqezi të ngrihen në rrjetet sociale kundër lojtarit të thërritur nga të gjithë Presidenti (“Shko të marrësh më pak se sa të ofroi Milan”, “Donnarumma i ri”). Por përtej shifrave të marrëveshjes me bluagranat, e ardhmja e Kessie tashmë duket se është e shënuar dhe do të jetë larg Italisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI