Flash

Zbulohet dialogu mes arbitrave Massa e Guida, që favorizoi Interin: për VAR-in ishte Ranocchia që goditi i pari topin

Lapsi.al 15 March 2022
Zbulohet dialogu mes arbitrave Massa e Guida, që favorizoi Interin:

Nga rikonstruktimi i dialogut mes arbitrave Massa e Guida, kuptohet gabimi i sallës së monitorëve, që konfirmon tezën e arbitrit në lidhje me penalltinë e padhënë në favor të Torinos në ndeshjen e përfunduar 1-1 me Interin. "Ranocchia preku fillimisht topin dhe më pas këmbën e Belottit". Ky është konstatimi i gabuar i bërë nga VAR në episodin që ndezi zemërimin e Torinos dhe tifozëve të Milanit, të bindur se ky gabim mund të ndikojë në sprintin e titullit me Interin (dhe Napolin). Fakt është se dy ditë pas “krimit” zbulohen elementë të rinj mbi atë që ka ndodhur realisht në sallën e videove të vendosur në stadiumi “Olimpico Grande Torino”.

Fillimisht, pamjet e vizionuara në monitor nga Massa ishin të plota, përfshirë ato të shfaqura në TV, të cilat nxirrnin në pah faullin e bërë nga mbrojtësi i zikaltërve ndaj sulmuesit granata. Me pak fjalë, asnjë problem regjie.

Më pas, nga dialogu që zgjati rreth një minutë mes arbitrit të VAR dhe Guidas në fushë, rezulton se vetë Massa ka konfirmuar dhe përsëritur përmes radios sesi, sipas tij dhe ndihmësit të tij Preti, ka qenë Ranocchia që ka goditur i pari topin, duke përfunduar të prekë më pas këmbën e Belottit. Këtu ka lindur i gjithë gabimi flagrant i ekipit të arbitrimit, i cili lejoi zhvillimin e lojës pa fishkëllyer penalltinë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI