Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Iku nga lufta, arbitres ukrainase i hapen dyert e futbollit në Itali: do të arbitrojë Inter-Samp

Lapsi.al 15 March 2022
Iku nga lufta, arbitres ukrainase i hapen dyert e futbollit në Itali: do

Italia mirëpret Kateryna Monzul, një arbitre ukrainase që ikje nga Kharkiv për shkak të luftës. Një gjest i rëndësishëm, për të lejuar një nga arbitret më të mira në qarkullim të vazhdojë aktivitetin e saj në fushën e lojës. Pasi ka arbitruar tashmë disa ndeshje të Europa League dhe sfida të tjera të rëndësishme si për meshkuj ashtu edhe për femra, Monzul në Itali do të thirret menjëherë në cështje për të drejtuar Inter-Sampdoria të Serie A për femra. “Familja evropiane e futbollit ka një zemër të madhe dhe ajo italiane është në ballë për të ndihmuar popullsinë ukrainase”, tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina duke falënderuar UEFA-n dhe Aia-n.

"Unë arrita të ikja nga Kharkhiv disa ditë më parë. Ishte vërtet e rrezikshme dhe e tmerrshme," shpjegoi Kateryna, duke rrëfyer ikjen e saj larg bombave me dy motra dhe tre nipër e mbesa. "Ishte e tmerrshme, ne vazhdonim të fshiheshim nëpër strehime - shtoi ajo ende e tronditur në një intervistë telefonike me Adnkronos -. Çdo moment që dëgjonim të shtëna dhe bomba, vraponim nën tokë dhe uleshim duke pritur që ato të ndalonin, por nuk ndalonin. Ju nuk mund ta besoni atë që kemi përjetuar”.

Një situatë e tmerrshme, të cilën mesazhet e shumta të mbështetjes janë përpjekur ta zbusin të paktën pjesërisht. “Familja e arbitrave më mbështeti dhe më ndihmoi – shpjegoi ajo –. E vlerësova shumë, më preku në zemër”. "Për mua, në ato momente të tmerrshme, ishte me të vërtetë e rëndësishme. Shumë njerëz të FIFA-s më shkruanin për të pyetur se si mund të më ndihmonin - vazhdoi ajo - dhe për disa sekonda mund t'i kthehesha jetës sime normale". “E dinim se ishte e rrezikshme dhe se ishte e vështirë, por gjithsesi e bëmë, sepse të qëndrosh atje është e pamundur”, përfundoi Monzul, e cila tetorin e kaluar ishte gruaja e parë që arbitroi kombëtaren angleze të futbollit në një ndeshje të Kupës së Botës 2022.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI