Flash

'Ëndërrat' mbetet pa 'Teatër': Manchester United gati të shembë stadiumin 112 vjeçar

Lapsi.al 15 March 2022
'Ëndërrat' mbetet pa 'Teatër': Manchester

Old Trafford mund të shkatërrohet dhe të rindërtohet. Manchester United, në fakt, po shqyrton mundësinë e prishjes së "Teatrit të Ëndrrave" dhe ndërtimit të një të stadiumi të ri në të njëjtin vend. Impianti ka qenë shtëpia e Djajve të Kuq për 112 vjet, që nga viti 1910, dhe është një nga stadiumet më të famshëm në botë. Ndër vite, megjithatë, sidomos në periudhën e fundit, struktura nuk ka pësuar rikonstruksione apo rinovime dhe tashmë konsiderohet inferior ndaj stadiumeve të reja të Premier League. Stadiumi i ri i Tottenhamit në veri të Londrës, për shembull, është më i avancuari.

United dëshiron ta korrigjojë këtë defekt dhe po shqyrton tre opsione për t'i dhënë Old Trafford një jetë të re. Ideja e parë, siç raportohet nga Daily Mail, është prishja e strukturës dhe ndërtimi i një të reje. Propozimi, megjithatë, mund të jetë problematik. Djajtë e Kuq, në fakt, duhet të gjejnë një stadium që mund të presë ndeshjet e tyre në shtëpi gjatë ndërtimit të strukturës së re. Arsenali dhe Tottenham kanë luajtur në Ëembley gjatë ndërtimit të stadiumeve të tyre të reja, por sigurisht që ky nuk është një opsion për United. Në zonën e United, përveç Etihad të Manchester Sitit që sigurisht nuk do të jetë një opsion, asnjë klub nuk ka një stadium mjaftueshëm të madh për të pritur Djajtë e Kuq.

Prandaj, klubi po vlerëson ide të tjera. Opsioni i dytë është rindërtimi i tribunës jugore të Old Trafford dhe linjës hekurudhore që kalon pas saj. Opsioni i tretë do të ishte lënia strukturore e stadiumit të paprekur, duke zbatuar një rinovim të plotë të ambienteve të spektatorëve dhe kompanive në të katër tribunat.

Aktualisht, sipas tabloidit, pronarët e klubit po anojnë drejt idesë së ristrukturimit të tribunës jugore. Kapaciteti i Old Trafford do të rritet nga 74,000 në mbi 80,000. United ka premtuar se do të konsultohet me tifozët gjatë gjithë procesit dhe shefi operativ i klubit Collette Roche muajin e kaluar diskutoi të ardhmen e stadiumit pikërisht me ta. Qëllimi, shpjegoi Roche, është të përmirësojmë përvojën e spektatorit: "Ne kemi vlerësuar aftësitë e konsulentëve lider në nivel botëror që duan të na ndihmojnë të zhvillojmë një master plan për modernizimin e Old Trafford, me objektivin përfundimtar të përmirësimit të përvojës së tifozëve".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI