Flash

“Ti je perfekt... më mban kështu”: një 'hacker' futet në adresat sociale të Wanda Naras e zbulon mesazhet e një futbollisti

Lapsi.al 15 March 2022
“Ti je perfekt... më mban kështu”: një

Gjithë faji është i një hakeri. Llogaritë në rrjetet sociale të Wanda Narës u hapën dhe, befas, nga Instagrami në Twitter, profilet e saj u çmendën, duke përhapur një sërë mesazhesh të vërteta, të supozuara dhe artefakte. Biseda të bëra në konfidencë, ngacmime të admiruesve (përfshirë një futbollist argjentinas) të cilat ajo nuk i kishte vazhduar. Seria e pafundme e replikave me Eugenia China Suarez, aktorja dhe modelja protagoniste e (tentativës) tradhtisë, joshësja që kishte shfrytëzuar miqësinë e tyre për t'u afruar sadopak me Mauro Icardin, duke e futur në krizë raportin martesor.

Ka gjithçka në serinë e postimeve që përfunduan në sytë e ndjekësve të argjentinases për shkak të “piratit” që hyri fshehurazi në jetën private të Wandës, bashkëshortes dhe menaxheres së sulmuesit të PSG. Mes shënimeve të regjistruara në arkivin e bisedave është edhe kontakti i kërkuar nga Ezequiel Barco, mesfushori i River Plate (i huazuar te Atlanta), por që nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ai ishte përpjekur të fliste me të, por asgjë. Ajo nuk e vazhdoi kurrë bisedën.

“Ti je perfekt... më mban kështu” dhe fjalë të tjera të të njëjtit lojtar me plot emoticon me sy të vegjël zemre. Ja çfarë i thoshte Barco, duke i bërë elozhe për sharmin dhe bukurinë e saj, të tilla sa nuk mund t'i hiqte sytë, për ta ndjekur përmes rrjeteve sociale. Gjithçka përfundoi atje, pa asnjë vazhdim. Nuk kishte asnjë gjurmë përgjigjesh, asnjë dialog apo ndonjë aludim tjetër, që mund ta kishte inkurajuar disi lojtarin.

A ishin edhe ato mesazhe false? Dyshimi mbeti gjithashtu sepse, disa orë më pas, Kenny Palacios (stilisti personal i Wanda) e bëri të qartë se llogaritë ishin sulmuar nga një haker. "Ata po përpiqen të rikuperojnë gjithçka," pranoi ai ndërsa të gjitha materialet komprometuese që dolën në rrjet u fshinë.

"Nuk kam asgjë për të fshehur," pranoi Wanda Nara në lidhje me bisedat e publikuara nga hakeri, duke përfshirë tentativën për kontakt me lojtarin (Barco). Mirëpo, një gjurmë mbeti dhe kjo mjafton për të mbajtur në qendër të vëmendjes jetën e argjentinases e cili reagoi publikisht për ngjarjen: "Epo, ja ku jam pas një nate të gjatë - replikoi ajo në një klip -. Ata provuan deri në 6 apo 7 të mëngjesit, për të marrë profilin tim, në një moment nuk funksionoi më asgjë... Por nuk kam asgjë për të fshehur”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI