Flash

Ceferin njeh Dukën në krye të FSHF-së: presidenti i UEFA-s letër urimi numrit 1 të futbollit shqiptar

Lapsi.al 16 March 2022
Ceferin njeh Dukën në krye të FSHF-së: presidenti i UEFA-s

Nuk ka asnjë dyshim që për UEFA-n, Armand Duka është presidenti i zgjedhur në bazë të një procesi të rregullt në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. U kuptua që me ardhjen e numrit 2 Boniek në Tiranë, por tani, pas Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, ku Armand Duka u rikonfirmua në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për një mandat tjetër katër vjeçar, ka ardhur edhe 'bekimi' i Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin. Kreu i qeverisë së futbollit kontinental e ka uruar Duka për rizgjedhjen, teksa i uron një mandat të suksesshëm, me sigurinë që nën drejtimin e Presidentit Duka, futbolli në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet. Në letrën e urimit, kreu i qeverisë së futbollit europian falenderon numrin një të futbollit shqiptar mbi arritjet e veçanta të futbollit vendas, por edhe punën përtej kufijve shqiptarë dhe angazhimin në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

LETRA E PRESIDENTIT TË UEFA-S, ALEKSANDER ČEFERIN:

I dashur Zoti President, I dashur Armand,

Jam i lumtur t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ju uroj më të mirat në këtë mandat të ri dhe jam besimplotë se futbolli në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet. Vetë Federata Shqiptare e Futbollit është shtylla kryesore e komunitetit të futbollit dhe punon shumë për të mbajtur në qendër të vëmendjes çështje kyçe si pjesëmarrja në evenimente të rëndësishme apo zhvillimi i infrastrukturës. Anëtarë të Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku ju jeni edhe Zëvendës-Kryetar kanë vizituar së fundmi Shqipërinë për të parë nga afër progresin. Shumë shpejt, ju do të mirëprisni me ngrohtësi në skenë edhe futbollin europian, teksa do të luhet finalja e parë e UEFA Europa Conference League.

Armand, personalisht, do të doja t’ju falënderoja për angazhimin tuaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Të shprehura më sipër janë arritje shumë të veçanta për futbollin në Shqipëri, por është gjithashtu e rëndësishme të vlerësosh të gjithë punën që bëni për futbollin përtej kufijve tuaj.

Juaji sinqerisht,

Aleksander Čeferin

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI