Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Eleminimi ka pasoja, PSG kërkon ta rinisë nga Conte: vendosen kontaktet e para me teknikun

Lapsi.al 16 March 2022
Eleminimi ka pasoja, PSG kërkon ta rinisë nga Conte: vendosen

Paris Saint Germain dhe Antonio Conte, një lidhje që mund të bëhet fakt në verë dhe kushtet që kjo të ndodhë janë të shkëlqyera. Parisienët duan ta rinisin nga e para pas një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri italian kërkon një skuadër menjëherë konkurruese e të aftë për të fituar. Kështu ish-tekniku i Juventus dhe Interit mund të çlirohet nga Tottenhami në verë, falë një klauzole, për të zbarkuar nën Kullën Eifel me shumë kampionë në dispozicion.

Në Paris tashmë po flitet për kontaktet e para të nisura mes palëve, një sondazh që mund të bëhet gjithnjë e më i thelluar në ditët në vijim. Në ana e Contes, në fakt, ekziston i gjithë vullneti për të dëgjuar projektin dhe për të bërë valixhet gati për t'u larguar nga Londra. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Spurs dhe mik i madh i trajnerit ka folur pikërisht për këtë temë: "Conte te PSG? Është një pyetje që duhet t'ia bëni atij, nuk mund të flas për një person tjetër, është mungesë respekti të flasësh për të tjerët. Po flasim për një person që ka punuar shumë mirë për 10 vjet te Juventus dhe që gjithashtu dëshiron të punojë shumë mirë te Tottenham, pasi ka ardhur këtu disa muaj më parë dhe është i etur për të hapur një cikël të rëndësishëm dhe fitues. Pastaj, për pjesën tjetër nuk di të them ndonjë gjë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI