Flash

Siguri e lartë për finalen e Tiranës, UEFA trajnon edhe policinë e shtetit: "Event madhështor"

Lapsi.al 16 March 2022
Siguri e lartë për finalen e Tiranës, UEFA trajnon edhe

Në kuadër të organizimit të finales së madhe të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA kanë nisur të martën një trajnim të përbashkët me temën “Safe & Security”, që do të zgjasë tre ditë. I në këtë aktivitet ishte zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, i cili në fjalën e tij u shpreh se ky është një aktivitet i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë, prandaj edhe masat e marra duhet t’i përgjigjen maksimalisht organizimit të kësaj finaleje: "Ky aktivitet është ne vazhdën e përgatitjeve, planeve dhe masave paraprake te ndërmarra nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me FSHF-në, për të mundësuar një ndeshje finale madhështore të Conference League, me parametra maksimalë sigurie dhe shërbimi, gjatë atmosferës festive që do të krijohet në datën 25 Maj".

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të vendit, duke nisur nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Kompanitë e Sigurimit, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq. Duke patur parasysh përmasat e një eventi të tillë, i pari i një rëndësie të tillë në Shqipëri, ky nuk do të jetë trajnimi i vetëm sa i përket sigurisë. Madje, në muajin shkurt është zhvilluar edhe një tjetër trajnim me trajnerët e shërbimit te sigurisë steward dhe në muajin prill do të organizohet trajnimi i radhës me Policinë e Shtetit: "Ky është një event i jashtëzakonshëm dhe madhështor për Tiranën dhe Shqipërinë dhe po ashtu edhe masat tona do t’i përgjigjen në nivel maksimal organizimit të kësaj finaleje të madhe. Edhe njëherë ju uroj pune të mbarë dhe suksese gjatë trajnimit”– tha Libohova në fjalën e tij.

Trajnimi do të mbyllet të enjten, ku të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të luajnë rol kyç në sigurinë e finales së madhe të 25 majit, do të pajisen me çertifikata. Ky aktivitet, i pasuar edhe nga trajnimi i muajit prill për policinë e shtetit, jep mundësinë e shkëmbimit të përvojave më të mira Evropiane në fushën e menaxhimit të ngjarjeve masive të këtyre përmasave dhe garantojnë një finale festive dhe të sigurt për të gjithë sportdashësit, ekipet, stafet e tyre dhe gjithë qytetarët e Tiranës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI