Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Vidal trazon ujërat e Inter: intervista ka tërbuar Inzaghin, kileni do të gjobitet

Lapsi.al 16 March 2022
Vidal trazon ujërat e Inter: intervista ka tërbuar Inzaghin, kileni do

Pas një periudhe të vështirë, me gjashtë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, ka ardhur koha që Interi t'i qartëojë gjërat edhe me veten. Lojtarët e kuptuan këtë menjëherë kur rifilluan stërvitjet në Pinetina, ku gjetën një Inzaghi shumë të zemëruar dhe pranë tij stafin e klubit të përfaqësuar nga administratori i deleguar Beppe Marotta, nga drejtori sportiv Piero Ausilio dhe zëvendësi i tij Dario Baccin. Pas stërvitjes ishte koha e përballjes së gjatë.

Trajneri, që ka evidentuar shpesh qasjet e gabuara të ndeshjeve të fundit, i kërkoi të tijve më shumë agresivitet sportiv: mjaft u është dhënë alibi lojtarëve, tani fillon koha e përgjegjësisë. Inzaghi kërkoi të rizbulonte egërsinë e nevojshme për të filluar sërish vrapimin drejt yllit të dytë: praktikisht, një thirrje të re për luftë si ajo në fillim të sezonit.

Me mundësinë e stërvitjes pa angazhime mes të martës dhe të mërkurës, Inzaghi është i bindur se mund të kapërcejë lodhjen e dukshme të periudhës së fundit dhe të rikuperojë kreun e renditjes. Këto nëntë javë plus një për t'u rikuperuar do të jenë një provim për të matur rritjen e vetë trajnerit, që është në përvojën e tij të parë në një skuadër elitare me ambicje për sukses dhe përveç kampionatit, luhet e ardhmja edhe e pankinës zikaltër.

Inzaghi është lëshuar me tërbim kundër Arturo Vidal, në shtëpi me ethe, por mungesa e tij ishte mjaft e zhurmshme pasi erdhi një ditë pas intervistës me TV TNT, në të cilën kiliani kishte deklaruar 'dashurinë për Flamengon' dhe thumbonte teknikun. Klubi, i zemëruar pas daljes jashtë kontesktit të mesfushorit, ka vendosur ta gjobisë atë dhe lamtumira në fund të sezonit duket gjithnjë e më e qartë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI