Flash

Këshilltari i Borussia Dortmund trondit merkaton: "Pashë ofertën e City për Haaland e më ra të fikët"

Lapsi.al 16 March 2022
Këshilltari i Borussia Dortmund trondit merkaton: "Pashë

Borussia Dortmund, përmes këshilltarit të saj Matthias Sammer, pranon publikisht interesimin e Manchester City për Erling Haaland. "City është i interesuar, nuk është një sekret. I pashë shifrat dhe më erdhi një si goditje me kamzhik, pothuajse më ra të fikët - deklaroi ai për Amazon Prime Video -. Gruaja ime më ndihmoi të ngrihesha. Është e mundur të ndodhë". Sipas Daily Mail, Citizens janë gati ta mbulojnë me para bomberin norvegjez, me një pagë prej 30 milionë euro në vit.

Ish-Topi i Artë e jep pothuajse të sigurtë zbarkimin e Haaland në Mançester. "Guardiola dhe Haaland do të përfitojnë nga njëri-tjetri - shtoi ai -. Guardiola, me të cilin kam punuar për tre vjet te Bayern, ka një vizion të caktuar të lojës, por mendoj se ai mund ta përshtatë atë edhe për një sulmues të parë si Erling. Megjithatë, edhe ai duhet të mësojë nga lojtari. Ata duhet të ndërthuren, do të jetë interesante".

Gara për të siguruar Haaland duket se është ngushtuar në vetëm dy skuadra, ku Real Madrid është i vetmi antagonist i City, gati të bëjë çmendurira për fenomenin skandinav. Në tavolinë 600,000 euro pagë javore, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League. Klauzola e zgjidhjes së kontratës është vendosur në 75 milionë euro, të cilave duhet t'i shtohen të paktën 25 milionë të tjera për komisionet e menaxherit Mino Raiola, për babain e tij, i cili luante dikur për City-n dhe e shikon me sy të mirë transferimin e tij në Premier League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI