Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Juventus, dështimi i radhës e revolucion i ri: "Prisni para se të na bëni funeralin"

Lapsi.al 17 March 2022
Juventus, dështimi i radhës e revolucion i ri: "Prisni para se

Historia përsëritet. Përfundoi në mënyrën më të keqe për Juventus ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League: pas Ajax, Lyon dhe Portos, tani gjëmën e bën Villarreal. Bardhezinjtë përshëndesin turneun në 1/8 për të tretin vit radhazi dhe pyetjet që lindin tani vlejnë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Këtë e di mirë Massimiliano Allegri, i cili pas disfatës europiane të pasuar me fishkëllimat e shumta në stadium, e ka zhvendosur vëmendjen tek angazhimet e radhës: “Duhet ta kalojmë menjëherë, të dielën është kampionati dhe duhet të fitojmë sepse ndryshe tre muajt e punës së bërë do të shkatërrohen - tha ai duke menduar për ndeshjen në Salerno, e duke shtuar në fund edhe cinizëm - E prisni para se të na bëni funeralin”.

“Ne po luftojmë për vendin e katërt dhe po luajmë për një finale të Kupës së Italisë”, vazhdoi trajneri i Juventusit, i cili nuk e përmendi kurrë fjalën “titull”, por e di mirë që një rikthim për kampionatin do t’i ndryshonte padyshim fytyrën këtij sezoni të trazuar. E tani, Allegri ka vënë në shënjestër përplasjen direkte ndaj Interit në Stadium, pas pauzës së kampionatit.

Fundi i sezonit do të jetë vendimtar, sepse pas një tjetër dështimi evropian, një revolucion i ri është tashmë në portat e Juventusit dhe dje, për shumë nga lojtarët, mund të ishte hera e fundit në Ligën e Kampionëve me bardhezinjtë. Para së gjithash për Paulo Dybalan, hyrja e vonë e të cilit kundër spanjollëve është kritikuar shumë ("Por ai kishte bërë vetëm dy seanca stërvitore") dhe është pezull në një rinovim që ende nuk po vjen (si De Sciglio dhe Bernardeschi).

Në fije të perit është edhe e ardhmja e Moratas, i cili nëse duhej të luante të ardhmen me Villarrealin gaboi gjithcka, dhe e Kean, rikthimi i të cilit nuk bindi, ashtu si dhe ajo e Rabiot dhe Arthur, një blerje milionere që nuk bëri asnjëherë shkëndija. Në Torino të gjithë janë në diskutim, përveç Allegrit… e finalja e sezonit do të jetë decizive. “Prisni para se të na bëni funeralin”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI