Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Ashtu si dy vitet e fundit, Juventus eleminohet nga një skuadër inferiore: Chelsea kthehet fitues nga Lille

Lapsi.al 16 March 2022
Video/ Ashtu si dy vitet e fundit, Juventus eleminohet nga një skuadër

Chelsea e supriza Villareal janë dy skuadrat e fundit që shkojnë në cerekfinale të Champions League pas fitoreve në ndeshjet e kthimit të 1/8 të kompeticionit. Kampionët në fuqi, të fortë nga 2-0 e ndeshjes së parë, shkojnë të fitojnë edhe në Lille 1-2, duke kaluar pa probleme raundin. Befasia është dalja e Juventus nga turneu, i tronditur nga një 0-3 në Allianz nga Villareal. Spanjollët shënuar tre gola në 12 minutat e fundit, duke shpartalluar formacionin e Allegrit.

JUVENTUS 0-3 VILLAREAL

Juventusi rrëzohet 0-3 në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, pasi kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, duke i dhënë lamtumirë kompeticionit. Bardhezinjtë dominuan për një kohë të gjatë në lojë dhe me raste, por kapitulluan në goditjen e parë reale të kundërshtarit (78'), për shkak të penalltisë së shkaktuar nga Rugani dhe të transformuar nga Moreno. Më pas goli i Torres mbylli praktikisht rezultatin (85’), ndërsa penalltia e Danjumës në shtesë vetëm i dha përmasa humbjes së Allegrit. Juventus del kështu në raundin e 1/8 për të tretin vit radhazi. Ashtu si vitin e kaluar, madje edhe dy vite më parë: Juve nuk kaloi 1/8 e Champions League, këtë herë i eliminuar nga spanjollët e Villarreal, që mundën 3-0 ekipin e Allegrit në Allianz Stadium falë dy penalltive nga Gerard Moreno dhe Danjumas, të ndara nga goli i Pau Torres në minutën e 85. Juve, pasi kishte fituar gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, iu dorëzua specialistit të Europa League, Emery që nuk kishte kaluar asnjëherë përtej 1/8 në Champions League.

LILLE 1-2 CHELSEA

Chelsea konfirmoi epërsinë ndaj Lille dhe, pas fitores 2-0 në Stamford Bridge, u imponua edhe ndaj Pierre-Mauroy, këtë herë 2-1 me përmbysje, për të siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League. Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë: anglezët u dukën më të gatshëm për të mbrojtur rezultatin me zotërim të topit sesa për të goditur mbrojtjen kundërshtare. Të besuarit e Tuchel duket se ishin në gjendje të kontrollonin ndeshjen, por jeta e tyre u ndërlikua në minutën e 36, kur një prekje me dorë nga Jorginho bindi arbitrin Massa (i ndihmuar nga VAR) të akordojë penalltinë për Lille. Nga pika e bardhë Yilmaz kalon francezët përpara. Kampionët në fuqi të Europës nuk dorëzohen dhe gjetën barazimin në shtesë: Jorginho shpiku një pasim të shkëlqyer vertikal për Pulisic, i cili me një diagonale të saktë barazoi 1-1. Në pjesën e dytë Chelsea fillimisht u frikësua nga goditja me kokë e Xekës, që përfundoi drejt shtyllës. Pasi kaloi rreziku, Blues mbyllën cështjen kualifikim duke kaluar në avantazh në minutën e 71 me Azpilicuetan. Për Chelsea mjaftoi kontrolli për të mbrojtur 2-1 e marrë në transfertë, që vlen një vend komod në çerekfinalet e Champions League.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI