Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Scholes fundos Rangnick: “Nuk e di cfarë bën ai në pankinën e United, do zgjidhja Tuchel ose Conte”

Lapsi.al 16 March 2022
Scholes fundos Rangnick: “Nuk e di cfarë bën ai në

Manchester United koleksionon një dështim të ri në Europë. Djajtë e Kuq edhe një herë e mbyllin shumë përpara kohe Ligën e Kampionëve, pavarësisht se kanë fituar 13 nga 16 ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion. Me pak fjalë, kur situata bëhet e vështirë, United largohet nga tavolina. E po kaq ashpër Scholes dënon Rangnick.

Ish-mesfushori nuk gjen fjalë të mesme. "Nuk e di përse, nuk e shpjegoj dot si Ralf Rangnick u zgjodh për të qenë trajner i këtij klubi. Mendoj se ka ardhur koha për të gjetur një trajner të vërtetë për këtë ekip. E konsideroj hapin e parë të nevojshëm për tu kthyer te fitorja. Në këtë skuadër ka shumë talent, por duhet një drejtues i aftë për t'i dhënë vlerë ekipit. Jam i bindur se nëse Simeone do të kishte qenë në pankinën e Old Trafford, United do të kishte kaluar raundin. United ka një skuadër të mirë me disa lojtarët të shkëlqyer, por në tre apo katër vitet e fundit ai nuk ka pasur një trajner elitar. Duhet një trajner që i fut frikën lojtarëve, si Sir Alex Ferguson. Këta lojtarë që zbritën sot në fushë, kanë arritur gjithmonë të gjejnë alibi dhe justifikime. E ia hedhin paq”.

Koha e Rangnick ka mbaruar. Çështje muajsh. Alternativat janë Pochettino ose Ten Hag, të dy të eleminuar, ndonëse në mënyra të ndryshme, nga Champions League. Scholes në këtë drejtim ka ide të qarta dhe nuk ngurron të përcaktojë emra: "Unë nuk mendoj se United mund të konkurrojë ende me City ose Liverpool, por nuk mendoj se ata janë aq inferiorë ndaj Chelsea. Nëse do të më duhej të jepja një emër, do të kisha pak dyshime. Antonio Conte ose Thomas Tuchel. Ata janë dy trajnerë të nivelit të lartë që i fusin frikën lojtarëve dhe mbi të gjitha fitojnë. United, me një nga këta dy trajnerë në krye, do të ishte shumë më i komplikuar për t'u përballuar. Ndër të tjera, më duket se të paktën njëri apo edhe të dy mund të jenë të disponueshëm në fund të sezonit. Conte te Tottenham Hotspur jeton si mbi "malet ruse" dhe nuk besoj se i pëlqen. Tuchel mund të kërkojë një punë të re sezonin e ardhshëm, jo për fajin e tij".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI