Flash

"Eja ma thuaj në fytyrë" Rashford përballet me tifozët, i tregon gishtin e mesit: sulmuesi i United e mohon

Lapsi.al 17 March 2022
"Eja ma thuaj në fytyrë" Rashford përballet me
Marcus Rashford është përballur me tifozët e zemëruar pas eleminimit të tij nga Champions League, por mohon të ketë bërë gjestin e gishtit të mesit ndaj tyre. Manchester United humbi ndaj Atletico Madrid të martën mbrëma duke dalë nga skena europiane me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Pas ndeshjes në Old Trafford, tifozët e Djajve të Kuq kanë pritur lojtarët jashtë stadiumit, pranë autobusit e një prej tyre ka vënë në shënjestër Rashford. E 24-vjeçari nuk qendroi në heshtje. Lojtari u kthye dhe u nis drejt tifozëve, duke thënë diçka dhe duke bërë gjeste, siç dëshmohet nga një video e postuar në rrjetet sociale. Më pas, anëtarët e klubit dhe stafit të UEFA-s bllokuan anglezin duke i thënë diçka. Në atë moment, sulmuesi u kthye drejt autobusit të ekipit. Shumë, pasi panë pamjet, akuzuan Marcus se i bëri gjestin e gishtit të mesit tifozëve. Por lojtari ka ndërhyrë menjëherë për këtë çështje dhe e ka bërë të qartë, përmes një deklarate të postuar në Twitter: “Një video mund të pikturojë më shumë se një mijë fjalë dhe në këtë rast të çojë në ndarjen e informacionit të pasaktë në mediat sociale. Djema prej javësh jam shqetësuar, kërcënuar, marrë në pyetje dhe mbrëmë emocionet e mia më dominuan. Unë jam një qenie njerëzore. Leximi dhe dëgjimi i këtyre gjërave për veten çdo ditë të lodh. Askush nuk është më kritik ndaj performancës sime sesa unë vetë. Por ajo që shihni në këtë video nuk është në këtë kontekst”. 24-vjeçari pranon se duhej të kishte injoruar provokimet por nuk ia doli: “Isha i shqetësuar që në momentin që dola nga fusha, ofendimet nuk kishin për qëllim vetëm paraqitjen time. Ata kërkonin reagimin tim. Telefonat ishin gati. Sigurisht, duhet të kisha shkuar drejt dhe t'i injoroja, kjo është ajo që duhet të bëjmë, apo jo? Dua të sqaroj 2 gjëra. E para është ajo që i thashë në të vërtetë njeriut që më ofendoi, që është 'hajde këtu dhe ma thuaj në fytyrë' (një fakt që siguria mund ta konfirmojë) dhe e dyta, fakti që përdora gishtin tregues për t'i thënë tifozit 'eja dhe ma thuaj në sy'. Nuk bëra gjest me gishtin e mesit”. Rashford në fund nënvizon se është i zhgënjyer: “Nuk kam të drejtë. Kjo nuk është ego. Jam i shokuar. Jam i zhgënjyer. Dhe në atë moment ishte një marrëzi, por unë jam njeri”. Nuk ishte një mbrëmje e lehtë dhe përgjithësisht një sezon i vështirë për anglezin, i cili ka shënuar vetëm pesë gola në të gjithë kompeticionet.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI