Flash

"Nuk jam Rambo, por Kievin e mbroj": pushkë e jelek antiplumb për ish-tenistin ukrainas

Lapsi.al 17 March 2022
"Nuk jam Rambo, por Kievin e mbroj": pushkë e jelek antiplumb
Alexandr Dolgopolov ka zgjedhur të armatoset dhe t'i bashkohet rezistencës ukrainase për të mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus. Ish-tenisti, fitues i dy turneve ATP Tour 250 dhe një të ATP Tour 500 në karrierë, njoftoi në rrjetet sociale se ka mbërritur në Kiev dhe është gati për të luftuar. Menjëherë ai postoi një imazh të një jeleku antiplumb, një pushke dhe një helmete, të shoqëruar me një mesazh lakonik: "Dikur kisha raketa dhe korda, tani këtë...". Dolgopolov zbuloi se kishte iku në Turqi me familjen e tij pak para shpërthimit të konfliktit, nga frika se diçka serioze do të ndodhte. Aty nisi të ushtrohej me pushkën dhe gjithashtu ishte stërvitur nga një ish-ushtar profesionist për rreth një javë: “Unë nuk jam Rambo, por ndihem mjaft komod me armët dhe mund të godas objektivin nga 25 metra distancë 3 herë nga 5, në një ambient të qetë”. Tani, pasi bleu armatimin në Zagreb dhe kaloi kufirin ukrainas nga Polonia, ai ndodhet në kryeqytet: "E vërteta është me ne dhe kjo është toka jonë. Unë do të qëndroj në Kiev deri në fitoren tonë e përtej".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI