Flash

Lojtarët gati të paguanin vetë, Chelsea merr aprovimin: qeveria angleze autorizon shpenzimet e transfertave

Lapsi.al 17 March 2022
Lojtarët gati të paguanin vetë, Chelsea merr aprovimin: qeveria

Në shtëpinë e Chelsea atmosfera është e tensionuar dhe momenti është i komplikuar. Jo aq për paraqitjen e skuadrës, e cila sapo ka siguruar kalimin për çerekfinalet e Champions League, por për atë që po ndodh në nivel shoqërie. Për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj klubit të Abramovich nga qeveria angleze, në lidhje me luftën në Ukrainë, Blues janë në fakt në vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve të administrimit normal, në shitjen e biletave të ndeshjes dhe në organizimin e transfertave.

Për të përballuar situatën, e cila është gjithnjë e më e pasigurt dhe e vështirë për t'u menaxhuar, lojtarët e londinezëve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të paguar personalisht çdo udhëtim. Një qëndrim i fortë dhe i qartë për të riafirmuar lidhjen me fanellën e ekipit, por jo i nevojshëm menjëherë. Chelsea në fakt është autorizuar nga autoritetet angleze të marrë avionin për të fluturuar në Middlesbrough për të luajtur çerekfinalet e FA Cup. Një dritë jeshile që mbërriti pasi qeveria hoqi tavanin prej 20mijë stërlinash për shpenzimet që duheshin për transfertat.

Ndërkohë në katet e sipërme të klubit ka lajme për shitjen në drejtimin e Nick Candy, një prej manjatëve më të interesuar për të blerë Chelsea. Në fakt, përkrah tij është rreshtuar edhe Gianluca Vialli. "Jam krenar dhe ndihem shumë i privilegjuar që mbështes ofertën e Candy për të blerë Chelsean - deklaroi kreu aktual i delegacionit të kombëtares italiane, veçanërisht i interesuar për projektin, duke dalë hapur -. Nëse oferta është e duhura, do të përpiqemi të jemi mbrojtësit më të mirë të mundshëm të klubit”. Ofertë, që duhet të jetë rreth 2.5 miliardë stërlina. “Jam takuar me Nick Candy në disa raste gjatë javëve të fundit dhe jam plotësisht dakord me vizionet dhe angazhimin e tij për ta bërë Chelsean klubin më të njohur dhe më të mbështetur globalisht, si dhe për të ruajtur suksesin e vazhdueshëm në fushë", shpjegoi Vialli.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI