Flash

Evra i ashpër me Juventusin: “Shumë i zhgënjyer. Më parë ishte Marchisio, Vidal Pirlo, ndërsa tani…”

Lapsi.al 17 March 2022
Evra i ashpër me Juventusin: “Shumë i zhgënjyer. Më

Një koment shumë i ashpër ka ardhur nga Patrice Evra për paraqitjen e Juventusit në Champions League me 0-3 befasues të pësuar nga Villarreal, që përcaktoi largimin e bardhezinjve nga kompeticioni. Në mikrofonat e Prime Video, në fund të ndeshjes, ish-anësori i majtë francez nuk ka bërë lojëra fjalësh për të shprehur mendimin e tij, për atë që ka ndodhur me Zonjën e Vjetër.

“Nëse gabon katër shanse të qarta, do ta paguash, Juventusi pastaj në këtë moment vuan kur duhet të rikuperojë”, ka thënë Evra, që më pas fundosi goditjen me opinionin e tij: "Skuadra e Allegrit nuk u përpoq ta fitonte ndeshjen në pjesën e dytë. Jam shumë i zhgënjyer me atë që tregoi Juve: nuk ka cilësi, veçanërisht në mesfushë. Më parë ishin Marchisio, Vidal, Pirlo, sot nuk e pashë Arthurin të bënte një ndryshim loje dhe kjo ishte e rëndësishme për të bërë diferencën”.

Tani Juventusi do të ketë sprintin final në kampionat dhe gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë për të luajtur, në mënyrë që të përpiqet ta bëjë më pak të hidhur sezonin deri më tani zhgënjyes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI