Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Seferi paniku kryesor i Dinamos, por blutë kanë "mbretin" e driblimit dhe... Vanolin: Tirana-Dinamo, një derbi në statistika

Lapsi.al 19 March 2022
Seferi paniku kryesor i Dinamos, por blutë kanë "mbretin" e

Derbi është derbi dhe kur përplasen dy skuadra nga i njëjti qytet, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, edhe kur renditja është distante e kur objektivat janë të ndryshëm. Tirana e Dinamo janë gati të provojnë forcën, pavarësisht se statistikat për këtë sezon sigurisht që anojnë më shumë nga Tirana (edhe pse në shumë raste skuadra që kryeson kampionatin nuk është e para në çdo aspekt kur vjen puna te shifrat). Krahas surprizave në të dhënat e duelit, do të ketë edhe një faktor tjetër befasues që është ndryshimi i trajnerit në pankinën e Dinamos, një lëvizje që sjell gjithmonë efekt te skuadrat dhe surpriza taktike për kundërshtarët.

Taulant Seferi është lojtari, që jo vetëm ka shënuar më shumë gola në kampionat, por është edhe ai që ka gjuajtur më shumë herë në portë. Mund të duket diçka pazakontë, por në radhët e Dinamos është Agim Ibraimi, i cili ka goditur portën 56 herë këtë sezon kundrejt 66 goditjeve të golashënuesit më të mirë të kampionatit e që renditet i treti në këtë klasifikim specifik. Po Ibraimi është i pari ndër lojtarët që kanë gjuajtur më shumë herë drejt portës nga jashtë zone (43 herë). Befasia në radhët e Dinamos e përfaqëson Deinisson Silva, i cili pavarësisht paraqitjeve të pakta në kampionat, është i dhjeti për gjuajtje në portë çdo 90 minuta (2.28), një shifër interesante nëse kemi parasysh pozicionin e Dinamos në renditje.

Në renditjen specifike të goditjeve në portë çdo 90 minuta, në vendin të parë gjejmë Xhixhën nga Tirana (3.04), të dytin Aralicën nga Vllaznia dhe të tretin Seferin nga Tirana. Gjithashtu, Denisson Silva dos Santos është ndër pesë lojtarët më të mirë në kampionat që tentojnë dhe fitojnë më shumë driblime me 67% të driblimeve të suksesshme, saktësisht po aq sa Siljanovski, po ashtu nga Dinamo.

Në aspektin e mbrojtjes, Sofranac i Dinamos është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit për duelet ajrore të fituara, duke qenë i saktë me ndërhyrjet e tij me dy në çdo tre duele të fituara. Nga ana tjetër, Erjon Hoxhallari është i dyti në renditjen e dueleve ajrore në zonën e tij të penalltisë, pas Krasniqit të Kastriotit.

Renditja e faulleve të pësuar është gjithashtu interesante: shumë analistë e konsiderojnë atë një shifër të rëndësishme, sepse një lojtar që pëson shumë faulle konsiderohet gjithmonë një kërcënim për kundërshtarët e tij. Totre i Tiranës është i dyti në klasifikimin e përgjithshëm në kampionat për faullet e pësuara (62) pas Shehut të Laçit dhe i treti është Hoxhallari (48), ndërsa Patrik Bardhi i Dinamos është i treti për faullet e pësuara për 90 minuta (2.84). Dhe duke qëndruar te çështja e faulleve, mes lojtarëve që kanë bërë më shumë faulle këtë sezon (Tirana është skuadra që ka bërë më shumë faulle se të gjitha këtë sezon) janë Ardit Toli dhe Taulant Seferi i Tiranës (përkatësisht 60 dhe 52) dhe Lancinet Sidibe i Dinamos ( 48). Mes tyre është vetëm Jean Victor i Skënderbeut i cili ka shkaktuar 57 faulle.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI