Flash

Gjici e "mban" fjalën, stadiumi i Kukësit inaugurohet me Tiranën, vetëm se dy faza kampionati me vonesë

Lapsi.al 19 March 2022
Gjici e "mban" fjalën, stadiumi i Kukësit inaugurohet me

Kalvari i gjatë i pritjes për të inauguruar stadiumin e ri të Kukësit duket se po merr fund, gjithnjë nëse moti e lejon. Pasi dështoi të ishte gati në nëntor, për sfidën me Tiranën, ashtu si e lajmëroi edhe vetë presidenti i klubit Safet Gjici, pastaj në dhjetor, moti i ashpër bëri që të kapërcehej edhe afati i fundit që ishte ai për në fund të janarit. Si për koincidencë edhe këtë herë afati është lënë për një duzinë ditësh duke vënë si target po ndeshjen me Tiranën, vetëm se dy faza kampionati më pas: "Për çdo kuksian ishte një ëndërr realizimi një stadiumi me këto standarde, që sot patëm nderin ta inspektojmë me Presidentin e FSHF-së. Besoj që ky stadium i plotëson të gjitha standardet e UEFA-s për të luajtur jo vetëm ndeshjet e kampionatit shqiptar, por edhe ndeshjet e kupave të Europës, kudo që Kukësi të marrë pjesë, por edhe ekipet kombëtare të moshave”, – deklaroi kryebashkiaku Gjici, i cili është njëkohësisht edhe Presidenti nderi i klubit të Kukësit.

Impianti modern në Kukës është inspektuar nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka që ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka parë në atë që do të jetë shtëpia e re e skuadrës veri lindore. Natyrisht, duhet pritur edhe pak që fusha të jetë gati, por dhomat e zhveshjes, tribunat, ambjentet e brendshme dhe sistemi i ngrohjes do ta bëjnë stadiuminnë gjendje të mirëpresë edhe sfidat europiane me të cilat do të ketë të bëjë në të ardhmen Kukësi: “Për mua kompania dhe bashkia në bashkëpunim me të gjithë kanë sfiduar kohën. Jetojmë në kohë të vështira, në kohë pandemie dhe kemi realizuar një vepër fantastike, që do të ishte e denjë për çdo qytet europian, jo vetëm në Kukës, për çdo lloj skuadre, me një kapacitet modest, por që i përgjigjet nevojave të Kukësit me të gjithë ambientet, më shumë se sa të domosdoshme do të thoja, për skuadrat. Kushte fantastike për mediat, për spektatorët, ky është një objekt për t’u surprizuar që mund ta gjesh në këtë Shqipëri apo në Kukës", tha Duka.

https://youtu.be/QiEJ3QwPio0

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI