Flash

Chelsea përplaset me Real, Tuchel sfidon "mirë qe evituam angelezet": ja përplasjet spektakolare në turnetë europianë

Lapsi.al 19 March 2022
Chelsea përplaset me Real, Tuchel sfidon "mirë qe evituam

Në Nyon është hedhur shorti i fundit për kompeticionet Europiane, duke qenë se skuadrat e kualifikuara në Champions, Europa League dhe Conference League kanë njohur rrugëtimin e tyre deri në finale. Goglat kanë qenë me “fat” për Liverpool dhe Bayern Mynih, të cilët kanë gjetur përballë përkatësisht Benfikën dhe Villarrealin. Dy ndeshjet e tjera që përfundojnë çerekfinalet do të jenë ndeshjet e mëdha Chelsea-Real Madrid dhe Manchester City-Atletico Madrid.

Pavarësisht tre spanjolleve dhe tre anglezeve në tetë më të mirët, asnjë derbi nuk doli nga shorti i Nyon. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka pranuar se ishte "mirë" për ekipin e tij që të shortohej kundër një klubi jo-anglez në çerekfinalet e UEFA Champions League. Blues kanë një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjet direkte kundër Realit, pasi nuk kanë humbur kurrë ndaj tyre në pesë ndeshje. Por Tuchel reagoi ndaj shortit duke e quajtur: “I vështirë.

“Sfida nuk mund të jetë më madhështore se të luash një ndeshje kthimi në Bernabeu me spektatorë. Por është një sfidë e madhe dhe ka gjithashtu shumë pritshmëri rreth kësaj ndeshje. Kështu që ne e dimë se çfarë po vjen dhe do të jetë një ndeshje emocionuese dhe një sfidë e vështirë”, tha Tuchel. Ndeshja e dytë mund të zhvendoset në Stamford Bridge, me UEFA që pritet të ndryshojë fushat për t'u siguruar që nuk do të përplaset me Man City vs Atletico.

I pyetur nëse ishte e rëndësishme të shmangeshin klubet angleze, Tuchel u përgjigj: "Jo e rëndësishme, por gjithmonë e bukur. Për shkak se janë netë evropiane, është gjithmonë bukur të luash me ekipet evropiane dhe ndoshta jo në këtë fazë me skuadrat që luan tashmë kaq shumë herë në ndeshjet e kampionatit”.

CHAMPIONS, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

CHELSEA-REAL MADRID (6 prill e 12 prill)

MANCHESTER CITY-ATLETICO MADRID (5 prill e 13 prill)

VILLARREAL-BAYERN MONACO (6 prill e 12 prill)

BENFICA-LIVERPOOL (5 prill e 13 prill)

CHAMPIONS, SHORTI I GJYSËMFINALEVE

Gjysëmfinale 1: Fituesja e City/Atletico Madrid vs Fituesja Chelsea/Real Madrid

Gjysëmfinale 2: Fituesja Benfica/Liverpool vs Fituesja Villarreal/Bayern Mynih

EUROPA LEAGUE, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

LEIPZIG-ATALANTA

EINTRACHT FRANCKFURT-BARCELLONA

WEST HAM-LYON

BRAGA-RANGERS

EUROPA LEAGUE, SHORTI I GJYSËMFINALEVE

Gjysëmfinale 1: Fituerja Leipzig/Atalanta vs Fituesja Braga/Rangers

Gjysëmfinale 2: Fituesja West Ham/Lyon vs Fituesja Eintracht Franckfurt/Barcellona

CONFERENCE LEAGUE, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

BODO/GLIMT-ROMA

FEYENOORD-SLAVIA PRAGA

MARSEILLE-PAOK

LEICESTER-PSV

CONFERENCE LEAGUE, SHORTI I GJYSËMFINALEVE

Gjysëmfinalja 1: Fituesja e Leicester-PSV vs Fituesja Bodo/Glimt-Roma

Gjysëmfinalja 2: Fituesja Feyenoord-Slavia Praga vs Fituesja Marseille-Paok

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI