Flash

Pesë minuta për një gol me VAR, Pedro Augusto i merr topin Vllaznisë: tre gola fundosin Plorin në debutim

Lapsi.al 19 March 2022
Pesë minuta për një gol me VAR, Pedro Augusto i merr topin

Pas largimit të Brdaric duket se edhe Vllaznia është shthurur. Debutimi i Elvis Plorit në pankinën shkodrane ka shkuar si mos më keq, i dënuar nga një trigolësh i Pedro Augustos, që i dha fitoren 3-0 Egnatias, duke e udhëhequr drejt shpëtimit.

Shkodranët marrin humbjen e dytë radhazi në kampionat, të dominuar

gjatë gjithë lojës, por sidomos pjesës së parë, me rrogozhinasit që shpërdoruan raste pafund. Në minutën e 31 Pedro Augusto kaloi në avantazh rrogozhinasit, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje. Problem edhe njëherë bëhet VAR, me një vendim që merr shumë kohë: u deshën në fakt, rreth 5 minuta në monitorin e VAR që arbitri të konfirmonte golin.

Lëvizjet e Plorit në pjesën e dytë e bënë Vllazninë të ishte më në ekuilibër dhe shkodranët shkuan pranë barazimit në tre moment, të ndalur nga portieri Puja. Pikërisht në momentin më të mirë të tyre kuqeblutë mbetën me 10 lojtarë, pasi Heriç u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë), duke e lënë skuadrën në inferioritet.

Aty përfituan të besuarit e Ramadanit që vulosën fitoren me një dygolësh tjetër të Pedro Augustos. Braziliani shënoi golin e dytë në minutën e 78 dhe u përsërit në minutën e 87’ kur fiksoi tregolëshin e parë në Superiore. Me këtë triumf Egnatia mbetet në vendin e 8 me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia në vendin e 4 me 39 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI