Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Turkaj apo Ignjatoviç nuk ishin në vendin e duhur": Josa gjen përgjegjësit e humbjes me Teutën

Lapsi.al 20 March 2022
"Turkaj apo Ignjatoviç nuk ishin në vendin e duhur": Josa

"Duhet të ishim shumë më të qartë në pasimin e fundit që nuk na mungoi vetëm sot. Por na ka munguar dhe në ndeshjet që kemi kërkuar rezultatin në favorin tonë. Ishte një pjesë e parë e interpretuar mirë nga ne. Në pjesën e dytë ishim konfuz përsa i përket verpimeve tona". Mirel Josa mundohet ti japë një shpjegim rezultateve negative të pesë javëve të fundit të Lacit të tij, që ka humbur terren gjithnjë e më shumë ndaj Tiranës. Në fakt, nga humbja direkte me bardheblutë, diferenca mes skuadrave ka shkuar nga 3 pikë në 13. "Ne kemi shkuar për të marrë ndeshjet tona, dhe jo për t’i shkuar prapa Tiranës. Dhe të sigurojmë sa më shpejtë pjesëmarrjen në Europë. Mund të ketë pak stres brenda skuadrës për mënyrën si zgjidhen problemet në 30 metrat e fundit", pretendoi Josa, edhe pse gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Laci kërkonte titullin dhe pas një ecurie impresionuese i shkoi fare pranë përmbushjes së misionit. Vetëm se pas disfatës me bardheblutë e Shehit, kurbinasit kanë arritur vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme, të mundur këtë herë edhe nga Teuta, me vetëm një goditje në portë. Pikërisht aty, Josa kërkon fajtorët: "Është normale aty kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve. Atu janë shumë lojtarë që nuk kishin vendosjen e duhur në ato momente. Nëse shohim problemin e golit aty kemi qoftë Turkaj apo Ignjatoviç që nuk ishin në vendin e duhur".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI