Flash

Gafa skandaloze e Allegrit, Villareal e ka hutuar fare: "Në 6 janar ishim -10 nga Atalanta", në fakt distanca ishte vetëm 3

Lapsi.al 20 March 2022
Gafa skandaloze e Allegrit, Villareal e ka hutuar fare: "Në 6 janar

Eleminimi nga Champions e për më tepër 0-3 i pësuar në Stadium nga Villareal janë nga ato raste që lënë gjurmë. E sic duket përvecse mbi lojtarët, pasojat janë ndjerë edhe te tekniku Massimiliano Allegri, i dëshpëruar të gjejë pozitivitet në një sezon që po vazhdon të jetë i vështirë. “Më 6 janar në orën 22:30 ishim -10 nga Atalanta, ndërsa tani mund të konsolidojmë vendin e katërt dhe të luajmë ndeshjen direkte me Interin në një distancë shumë më të shkurtër”. Me këto fjalë, në prag të Juventus-Salernitana, tekniku bardhezi Allegri ka dashur të vlerësojë ecurinë e të besuarve të tij në muajt e fundit, si për të lehtësuar turpërimin në Europë.

Trajneri, megjithatë, e ka zgjeruar shumë shkallën e sipërmarrjes: më 6 janar, pas Juve-Napoli, bardhezinjtë ishin vërtet prapa bergamaskëve, por vetëm me 3 pikë. Në fakt, renditja ishte Atalanta e katërta me 38, Juventusi i pesti me 35 pikë. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që Allegri të ndihet mirë me veten...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI