Flash

UEFA gati t'i heqë Tiranës finalen e Conference League: përgatitet edhe dënimi 10-vjeçar i Shqipërisë

Lapsi.al 20 March 2022
UEFA gati t'i heqë Tiranës finalen e Conference League:

UEFA e ka treguar edhe më parë se nuk negocion, kur politika ndërhyn në punët e futbollit. E në këtë rast pasojat janë të qarta: përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare. Kështu, vendimi i një ditë me parë nga Gjykata e Apelit, që konfirmoi pezullimin e Armand Dukës, presidentit të Zgjedhur e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe duke mos regjistruar Asamblenë Zgjedhore të 2 dhe 15 marsit, ka aktivizuar mekanizmat e institucionit që drejton futbollin kontinental drejt protokollit që Shqipëria duhej ti trembej.

Sipas asaj që filtron nga burime brenda FSHF-së, e të konfirmuara nga RTSH Sport, nga UEFA po përgatitet përjashtimi i kombëtareve kuqezi nga të gjitha kompeticioneve ndërkombëtare të futbollit, në të gjitha nivelet. E bashkë me to do të penalizohen edhe klubet shqiptare nga përfaqësimi në Kupat europiane. E nuk është dicka e thjeshtë e kalimtare, por një sanksion 10 vjecar që do të trondisë futbollin nga themelet, duke rrezikuar deri edhe ekzistencën e tij. E trishtë të mendosh që nga një kombëtare që tenton prezantimet në Euro apo Botëror apo nga klube që kalojnë të paktën një apo dy raunde në turnetë UEFA, futbolli të gremiset në humnera nga ku nuk dihet kur dhe si mund të rikthehet.

E megjithatë, goditja e parë është heqja e të drejtës së mirëpritjes së finales së parë të Conference League. Rruga drejt Tiranës, është duke u hipotezuar të bëhet Rruga drejt Athinës, me grekët të gatshëm të mirëpresin organizimin e finales për të cilën shorti u hodh një ditë më parë në Nyon të Zvicrës. Lorik Cana, mund të ketë pasur krenarinë e tërheqjes së shortit të skuadrave që kërkojnë të jenë në 25 maj, Arena Kombëtare u inspektua e policia u trajnua për sigurinë, por finalja duket se do të jetë një mirazh. Ashtu si Shqipëria po përgatit miqësoret me Rejën që publikoi zgjedhjet, por pikërisht ato, Spanja e Gjeorgjia, mund të jenë të fundit ndërkombëtare që kuqezinjtë do të luajnë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI