Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Dybala nuk rinovon, lamtumirë në fund të sezonit: nuk ka akord mes menaxherit të Joya dhe bardhezinjve

Lapsi.al 21 March 2022
Dybala nuk rinovon, lamtumirë në fund të sezonit: nuk ka akord

Paulo Dybala nuk rinovon kontratën dhe rrjedhimisht do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Ky është rezultati i takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Continassa midis drejtuesve të Juventusit - të pranishëm zëvendëspresidenti Nedved, menaxher i zonës së merkatos Cherubini dhe administratori i deleguar Arrivabene - dhe përfaqësuesve të argjentinasit menaxheri Jorge Antun dhe Carlos Novel, njeriu i sponsorizimeve të Dybalas. Takimi filloi rreth orës 11 dhe përfundoi disa orë më vonë. Nga kohëzgjatja, u kuptua se ishte një ballafaqim aspak pozitiv. Por nga ana tjetër, premisat për një ndarje mes palëve ishin tashmë prej disa muajsh. Asnjëherë, edhe vjeshtën e kaluar, palët nuk kanë qenë vërtet afër nënshkrimit të një rinovimi.

Juve, duke luajtur me ulje cmimi (por jo shumë, për të thënë të drejtën) ka zbritur në mënyrë progresive shifrat në lidhje me pagesën, duke e lidhur edhe me numrin e paraqitjeve, shenjë se dëmtimet e vazhdueshme kanë lënë gjurmë në negociata. Një qëndrim që dukshëm e bindi Dybalan se ai nuk konsiderohet më në qendër të projektit të Juventusit. Një lidhje, në fakt, që filloi në 2015 dhe është i destinuar të mbyllet në pak më shumë se tre muaj. Një finale që sigurisht nuk do t'i pëlqejë tifozët e shumtë të Joyas që e duartrokitën dje në Stadium.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI