Flash

F1/ Ferrari, padron në Sakhir: Leclerc e Sainz i lënë vendin e fundit të podiumit Hamilton, Verstappen del jashtë

Lapsi.al 20 March 2022
F1/ Ferrari, padron në Sakhir: Leclerc e Sainz i lënë vendin e

Dopietë e Ferrarit në GP të Bahreinit! Charles Leclerc fiton garën që hap kampionatin botëror të Formula 1 përpara Carlos Sainz, i cili në fund përfitoi nga dorëzimi i Max Verstappen për probleme mekanike. Është fitorja e parë e dyfishtë e Kokëkuqes që nga GP i Singaporit 2019 (Vettel përpara Leclerc). Pasi dueloi me fituesin e garës në fazën qendrore të GP-së, Verstappen duhet të braktiste cirkuitin për shkak të problemeve me poëersteering dhe rikuperimin e energjisë, ndërsa Perez ndaloi në xhiron e parafundit duke i dhënë podiumin Hamilton. Mercedesi tjetër i Russell u pozicionua i katërti.

Charles Leclerc iu përgjigj çdo sulmi të nisur nga Verstappen dhe në fund festoi një triumf të dyfishtë fantastik të Ferrarit, duke marrë dy vendet e para të podiumit me Sainz. “Është e pabesueshme të rikthehesh në krye, falë të gjithë djemve në ekip. Jam shumë i lumtur, dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për ne dhe e dinim që e kishim një mundësi sot. Ekipi na ka dhënë një makinë fantastike, nuk mund të shpresonim për më mirë. Pole position, xhiro më e shpejtë, fitore: një fillim ëndërrash dhe jam shumë i lumtur. Në këto vite tmerrësisht të vështira menduam se do të ishte momenti i shpengimit dhe ai erdhi. Edhe me vendin e dytë të Carlos, nuk do të kishim mundur të bënim më mirë”, tha piloti nga Monaco pas fitores.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI