Flash

Kombëtarja në Barcelona, lista pëson ndryshime: thirren Herdi Prenga e Endri Çekiçi

Lapsi.al 21 March 2022
Kombëtarja në Barcelona, lista pëson ndryshime: thirren Herdi

Covid 19 rishfaqet ti krijojë edhe njëherë probleme kombëtares shqiptare në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore në fund të marsit. Kështu, lista e lojtarëve të thirrur në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka pasur dy ndryshime të fundit, pasi mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida. Mihaj ka rezultuar pozitiv pas testit Covid-19 dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi. Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës.

Në këto kushte trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Për Prengën është një rikthim pasi është grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 në të kaluarën. Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI