Flash

Gjimshiti zikaltër deri në 2026: "Krenar që kam rinovuar kontratën me Atalantën"

Lapsi.al 21 March 2022
Gjimshiti zikaltër deri në 2026: "Krenar që kam rinovuar
Interi kërkonte shërbimet e Berat Gjimshitit, për të përforcuar skuadrën, por situata bëhet më e ndërlikuar për klubin e Zhang. Atalanta në fakt nuk ka dashur të privohet nga mbrojtësi dhe e ka blinduar shqiptarin me një rinovim kontrate deri në vitin 2026. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam rinovuar kontratën me Atalantën. Pres të kem shumë momente të tjera të suksesshme me këtë klub”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar në profilin e tij të Instagramit. Mbrojtësi i lindur në Zvicër, por me kombësi shqiptare, ka rinovuar deri në vitin 2026, duke qetësuar kështu Gasperinin, për të cilin ai është kthyer në një pedinë themelore në mbrojtje, duke dhënë edhe kontributin e tij në zonën realizative. Në fakt, me dygolëshin e tij, zikaltrit fituan ndeshjen e parë të play-off të Europa League kundër Olympiacos. 29-vjeçari ka bërë 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, me vetëm pesë ndeshje të munguara për shkak të dëmtimit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI