Flash

Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë i Serie A 2020/21: "Një nder që munda Ronaldon"

Lapsi.al 21 March 2022
Lukaku zgjidhet lojtari më i mirë i Serie A 2020/21: "Një

Romelu Lukaku ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë ndonjëherë për Serie A 2020/21, dhënë në Galanë e Shoqatës së Futbollistëve italianë. Për belgun, i përfshirë edhe në top-11 të sezonit të kaluar, një çmim special në një periudhë të komplikuar te Chelsea: "Është nder të marr këtë vlerësim, por pa shokët e skuadrës dhe Conten nuk do t'ia kisha dalë. Një nder që munda Cristiano Ronaldon, një nga 3 lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”.

Kujtimet janë të bukura për gjigantin belg të Chelsea, kur hedh sytë prapa drejt kampionatit italian: "Të luaja në Serie A ishte një ëndërr e realizuar, bëra gjithçka që duhej të bëja për të fituar në Itali. Të mposhtja Ronaldon ishte e veçantë, me të vërtetë më çoi në një tjetër nivel të lojës. Ky është një çmim që më jep besim të madh për të ardhmen", ka komentuar Lukaku.

Ndarja e çmimeve të Shoqatës së Futbollistëve, me kryetar Umberto Calcagno, u bë këtë vit direkt në qendrat sportive të skuadrave, në pritje për t'u rikthyer së shpejti në edicionin në prani të mbrëmjes klasike gala. Në kopertinën e këtij edicioni duke iu referuar sezonit 2020-21 janë Romelu Lukaku dhe Cristiana Girelli, të votuar si futbollisti dhe futbollistja e vitit.

ÇMIMET E TJERA TË MBRËMJES GALA TË FUTBOLLIT

Trajneri i vitit Antonio Conte

Shoqëria e vitit Inter

Futbollisti i vitit Romelu Lukaku

Futbollistja e vitit Cristiana Girelli

Arbitri i vitit Daniele Orsato

Talenti më i madh i Serie B Samuele Ricci

Goli më i bukur meshkuj Zaccagni në Spezia-Verona

Goli më i bukur femra Bonansea në Juventus-Empoli

Top-11 i Serie A 2020/21 sipas AIC

Lojtari               Roli               Skuadra

Donnarumma  Portier          Milan

Hakimi              Mbrojtës      Inter

De Vrij               Mbrojtës      Inter

Bastoni              Mbrojtës      Inter

Hernandez        Mbrojtës     Milan

Barella               Mesfushor   Inter

Kessie                Mesfushor   Milan

Chiesa                Mesfushor   Juventus

Ronaldo             Sulmues      Juventus

Lukaku               Sulmues      Inter

Muriel                Sulmues      Atalanta

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI